Pavarësisht plotësim-ndryshimit që i është bërë Ligjit për Financimin e Partive Politike, përfaqësuesit e shoqërisë civile konsiderojnë se ai sërish lë hapësirë për fshehje të burimeve të financimit dhe cenon standardet ndërkombëtare për financimin e partive politike.
Florent Spahija, ekspert ligjor nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), tha për Radion Evropa e Lirë se shoqëria civile kishte kërkuar që të bëhet një ligj më i mirë për financimin e partive politike, por me ndryshimet që i janë bërë, sipas tij, ka dal një ligj që cenon edhe më shumë transparencën dhe llogaridhënien.
“Përfundimi i asaj që ne e kemi parë, pasi që Ligji ka shkuar në Kuvend e tutje në Komisione parlamentare, ka dalë që ka ndryshuar kuptimin komplet të asaj që ne kemi kërkuar qe sa kohë dhe asaj që ka kërkuar Agjenda për Reforma Evropianë (ERA). Si i tillë, plotësim-ndryshimi që i është bërë këtij Ligji cenon transparencën e subjekteve politike ndaj publikut pasi që ua mundëson atyre mospublikimin e emrave të pronarëve apo personave juridik. Nëse një kompani jep donacion (partisë politike) atëherë me Ligjin e ri pronari mund të mos deklarohet. Për më tepër, tavanet e kontributeve në para të gatshme për subjektet politike janë dhjetëfishuar nga 50 në 500 euro. Po ashtu janë rritur edhe kuotat e donacioneve, në këtë rast, nëse donacioni më parë për fushatë zgjedhore ka qenë 2 mijë euro për një person fizik, tashmë është bërë 4 mijë euro. Ndërsa, për persona juridik ka qenë 10 mijë euro, kurse tani është bërë 20 mijë euro”, thotë Spahija.
Muaj më parë, nga zyra e kryeministrit të Kosovës, ishte iniciuar Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Financimin e Partive Politike, me qëllim të rritjes së transparencës dhe luftimit të korrupsionit.
Ky Projektligj ka marrë tanimë dritën e gjelbër nga Komisioni Parlamentar për Integrime Evropiane në Kuvendin e Kosovës, por që me disa nga ndryshimet që janë bërë nuk janë pajtuar dy partitë më të mëdha opozitare, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje.
Javën e kaluar është mbajtur Komisioni parlamentar për legjislacion, por që nuk kishe arritur të shqyrtohet plotësim ndryshimi i Ligjit për Financimin e partive politike në mungesë kuorumi.
Kryetarja e këtij komisioni, Albulena Haxhiu pati thënë se partitë opozitare janë kundër këtij projektligji dhe do të kërkojnë që të mos procedohet në Kuvend.
“Ky raport përmban shumë probleme dhe natyrisht vota jonë si opozitë është kundër. Adreson interesa private të grupeve e individëve të caktuar, lejon shuma marramendëse për subjektet politike në kundërshtim me ligjin që është aktualisht”, ka thënë Haxhiu.
Transparenca e partive politike, përfshi edhe publikimin e financave dhe shpenzimeve, përbën edhe një prej kritereve të domosdoshme të Komisionit Evropian që u ka vënë të gjitha shteteve aspiruese në procesin e gjatë të anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
Bazuar në raportet e progresit të Komisionit Evropian, Kosova përbën një prej vendeve që ka probleme me mungesën e transparencës nga partitë politike.
Partitë politike në vazhdimësi janë kritikuar se bëjnë shpenzime në shuma më të mëdha financiare, krahasuar me mjetet që atyre u ndahen nga buxheti i Kosovës çdo vit, e që arrijnë vlerën e më shumë se 4 milionë euro.
Florent Spahija nga KDI thotë se partive politike me ndryshimet që po i bëhen këtij Ligji po iu mundësohet të financohen nga mjete që asnjëherë nuk do të mund t’u dihet prejardhja.
“Nëse miratohet ky ligj ashtu siç është vendosur atëherë subjektet politike do të kenë shumë më pak detyrime ndaj nesh si publik për të treguar se si kanë ardhur tek të ardhurat e tyre, dhe do të shfrytëzojnë këtë ligj për të financuar subjektet e tyre politike në mënyrë më të keqe të mundshme përmes parave të cilat nuk ja dimë prejardhjen. Po ashtu, nuk do të dimë se kush ka bërë donacione deri në 500 euro me para të gatshme dhe shteti asnjëherë nuk do të ketë mundësi që ato donacione deri në 500 euro të shoh nëse ai person që i ka dhënë ka pasur mundësi t’i jep ato para”, thotë Spahija.
Shoqëria civile javën e kaluar, nën moton “Paratë tona, standardet tona”, ka nisur fushatën për kundërshtimin e miratimit të Projektligjit për financimin e subjekteve politike në Kosovë. /REL/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëQeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së
Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik
Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen
Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës
Kurti publikon fotografi nga tubimi në Ferizaj: Vazhdojmë krah për krah, e cep më cep
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025