LAJMI I FUNDIT:

Programi i Ballkanistikës në kuadër të UP-së, mund të ndihmojë integrimin e njerëzve në shoqëri

Programi i Ballkanistikës në kuadër të UP-së, mund të ndihmojë integrimin e njerëzve në shoqëri

Në Prime Time të Kanal10, është diskutuar për shumëgjuhësinë në Kosovë.

Gjatë diskutimit, theksi është vendosur te programi i Ballkanistikës. Mësimi i gjuhëve të Ballkanit në kuadër të Universitetit të Prishtinës, u tha të jetë urë lidhëse mes komuniteteve që jetojnë në Kosovë dhe më gjerë.

Slavisa Mladenovic nga Zyra e Komisionerit për Gjuhët, ka thënë se programi i ballkanistikës në kuadër të UP-së do të ndihmonte në integrimin e njerëzve në shoqëri.


Ndërsa, Dekanja e Fakultetit Filologjik, Lindita Rugova, ka treguar se ky program mund të jetësohet gjatë këtij viti.

Sipas saj, në Kosovë duhet të organizohen konferenca që merren me gjuhët e Ballkanit, sepse siç ka thënë ajo, një gjë e tillë bëhet në vende të ndryshme të botës.

“Komunitetet nuk mund të integrohen në shoqërinë kosovare, pa mësuar gjuhët e njëri-tjetrit”, është shprehur ndërkaq Xhavit Rexhaj, zv/ministër në detyrë i Arsimit.

Njëjtë është shprehur edhe Mladenovic, i cili ka thënë se, njohja e gjuhës shqipe nga komunitetet pakicë është e vlefshme, po aq sa edhe njohja e gjuhëve të komuniteteve nga shqiptarët e Kosovës.

Në trend Lajme

Më shumë
“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Lajme
Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Lajme
Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Drejtësi
Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Lajme
Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Lajme
Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

Lajme
Kalo në kategori