Profeti i parashikimeve lindi me emrin Michel de Nostraadame në dhjetor të vitit 1503 në Saint Remy të Francës dhe vdiq më 1 korrik 1566.
Nostradamus ishte një astrolog francez, kimist, farmacist, i cili botoi një përmbledhje parashikimesh me titull Les Propheties; libri u bë i famshëm në mbarë botën, po ashtu edhe autori.
Në 1555, Nostradamus shkroi librin e tij të famshëm të profecive të quajtur “Shekujt” ku ai përshkruan profecitë e tij në formën e citimeve me rimë.
Në këto profeci, ai përdori shumë anagrama, alegorira, kalambura, fraza me kuptime sekrete dhe zhargon shkencor për të fshehur kuptimet e profecive.
Pse e bëri këtë, akoma nuk është e qartë, por shumë besojnë se arsyeja ishte të mbronte veten nga autoritetet kishtare të atyre viteve.
Parashikimet e tij kanë bërë që shumë ndjekës të devotshëm të pretendojnë saktësinë e këtyre parashikimeve – që nga vdekja e mbretit të Francës Henri II e deri tek sulmet e 11 shtatorit 2001 të kullave binjake në SHBA.
Historianët thonë se Nostradamus ishte njohës i mirë i literaturës klasike greko–romake, që në kohën e tij ishte thuajse e panjohur ose e pa rizbuluar në Evropë; nga kjo literaturë (dokument, fjalime, letërsi, prozë, poezi) Nostradamus shkëputi fraza a thënie me kuptime filozofike (të gjëra, të shumëfishta), duke u bërë si ai që parashikon, parathotë, paralajmëron, profetizon, pro-fet: pro ‘para’ + fenai ‘thënie’).
Madje, në krye të librit “Profecitë”, Nostradamus tërthorazi thotë se për ato që shkruan nuk është merita e tij: “Edhe pse, kam përdorur fjalën profeci, nuk do t’ia atribuoja vetes një titull të tillë kaq madhështor e fisnik siç është ai i Profetit”.
5 fakte që nuk i dini për Nostradamusin
Nostradamus u përjashtua nga shkolla mjekësore
Nostradamus u regjistrua në Universitetin e Avignon në 1519 në moshën 15-vjeçare, por u detyrua të largohej një vit më vonë, kur qyteti u prek nga murtaja dhe universiteti mbylli dyert e veta.
Ai më pas kaloi tetë vjet duke udhëtuar në Francë, Itali dhe Spanjë hulumtimin duke punuar si në farmaci dhe duke ndihmuar viktimat e murtajës.
Në 1529, Nostradamus u regjistrua në Universitetin e Montpellier (një prej institucioneve më të vjetra mjekësore ende në veprim edhe sot), por u përjashtua menjëherë pas universiteti mësoi se ai kishte punuar në parfumeri-një tregti që besohet të jetë inferiore me atë të një mjeku dhe që ndalohej nga rregulloret e universitetit.
Vazhdon të ketë një debat mbi atë që nëse ai u kthye më pas për të përfunduar studimet e tij mjekësore, edhe pse nuk ka prova për të evidentuar që ai e bëri një gjë të tillë.
Përveç profecive, Nostradamus publikoi një libër gatimi
Një nga publikimet më të hershme të Nostradamusit titullohet “Traktat mbi kozmetikën”. Për të dhënë udhëzime se si t’i bësh flokët bionde dhe për produkte të tjera që kanë të bëjnë me pamjen fizike të njeriut. Por gjithashtu libri i tij ofronte edhe këshilla për ushqime sa më të mira, sidomos kur bëhej fjala për përzierje të ndryshme.
Parashikimet e tij janë bazuar në ngjarjet nga e kaluara
Edhe pse perceptimi i Nostradamus si profet me një aftësi të çuditshme për të parashikuar me saktësi të ardhmen ka vazhduar që nga shekulli i 16-të, studiuesit tani besojnë se në fakt ai nuk është se ka poseduar një fuqi të mbinatyrshme për të parë në botën tjetër, por aftësinë për të projektuar të kaluarën në të ardhmen.
Sipas Peter Lemesurier, një ish-gjuhëtari në Kembrixh, Nostradamus nuk ishte as astrolog as parashikues; ai thjesht besonte se historia do të përsëritej.
Duke përdorur një teknikë që daton në kohët biblike e njohur si bibliomacia, Nostradamus zgjidhte ekstrakte nga burime më të vjetra në mënyrë të rastësishme dhe pastaj i përdorte për llogaritje për të ardhmen.
Bashkëkohësit e tij kritikonin aftësitë e tij astrologjike
Që kur botimi i parë i “Profecive” u botua në vitin 1555, Nostradamus tërhoqi vëmendjen e mbretëreshës së Francës, Catherine de Medici, e cila e thirri Nostradamus në Paris për të shpjeguar parashikimet e tij. Megjithatë, jo e gjithë vëmendja që ai mori ishte pozitive.
Astrologët profesionistë të kohës kritikonin metodologjinë e tij si të paaftë dhe Laurens Videl publikoi një broshurë në vitin 1558 me titull “Deklarata e abuzimeve, injorancës e trazirave të Nostradamus” ku ai mallkonte përmbajtjen e parashikimeve të Nostradamus dhe mungesën e aftësive me bazë astrologjike, duke thënë:” Unë mund të them me besim të plotë se kjo metodë astrologjie nuk është vërtetë”.
Profecitë e Nostradamus u përdorën si propagandë gjatë Luftës së Dytë Botërore
Menjëherë pasi Gjermania pushtoi Poloninë në vitin 1939, Magda Goebbels, gruaja e ministrit të propagandës së Hitlerit, citoi një pasazh në librin “Misteret e Diellit dhe shpirtit”, në të cilën një nga strofat e Nostradamus thuhet se parashikonte krizat në Angli dhe Poloni në vitin 1939.
Pasi ky libër kaloi në vëmendjen e burrit të saj, Joseph Goebbels urdhëroi krijimin dhe shpërndarjen e një broshure që do të bindte ata që jetojnë në vendet neutrale se fitorja ishte e pashmangshme, ashtu siç e kishte parashikuar Nostradamus shekuj më parë.
Aleatët u kundërpërgjigjën me luftë psikologjike duke shpërndarë sasi të mëdha fletushkash mbi territoret e okupuara gjermane, duke pretenduar se Nostradamus në fakt kishte parashikuar humbjen e Gjermanisë.
Profecitë e vërtetuara të Nostradamusit
– Gjatë bredhjeve të tij nëpër Europë, Nostradamus takoi në Itali një prift të ri franciskan me emrin Feliçe Përetti. Për habinë e kalimtarëve dhe të vet priftit, Nostradamus u gjunjëzua papritur përpara tij duke i thënë, “Hirësia Juaj” duke shtuar se ky prift i ri do të bëhej Papë.
Asnjëri nuk e besoi, por prifti i ri u bë Papë (Papa Sikstus V) në 1585 – 50 vjet pas bërjes së parashikimit dhe 19 vjet pasi Nostradamusi vet kishte vdekur.
– Nostradamus ka parashikuar me emër lindjen dhe bërjen të famshëm të Lui Pastër, kimist dhe bakteriologjist francez me famë (1822-1895). Ky parashikim është bërë 200 vjet më parë se të lindte Lui Pastër.
-Nostradamus ka parashikuar me saktësi lindjen e prindërve të Hitlerit, hipjen e Hitlerit në fuqi, rënien e tij dhe pasigurinë lidhur me fatin e tij. Nostradamus ia thoshte emrin Hister.
– Ka parashikuar me saktësi zjarrin e madh që i ra Londrës në 1666 dhe faktin që do të digjeshin shumë kisha. Gjeti edhe ngjarjen edhe datën me saktësi.
-Parashikimi i Nostradamusit se mbreti Henri II i Francës do të dëmtohej padashje në sy dhe në një pjesë të trupit njëkohësisht dhe se ai do të vdiste më vonë për shkak të plagëve doli i vërtetë në 1559. Atë vit, mbreti i ri francez u plagos aksidentalisht në sy dhe në fyt, plagë nga të cilat ai vdiq më vonë.
– Nostradamus parashikoi me saktësi lindjen e Napoleonit dhe hipjen e tij në fuqi në Francë. Ai parashikoi gjithashtu pamëshirëshmërinë e tij si politikan, ngjadhnjimet e tij ushtarake dhe frikën që do t’u shtinte ai Italisë, Spanjës, Anglisë dhe gjithë Evropës, internimin e tij, arratisjen dhe mposhtjen e tij në betejën e Vaterlosë (1815). Ai parashikoi gjithashtu vdekjen e Napoleonit në ishullin e Shën Helenës dhe madje edhe faktin se do t’i mbante flokët të prera shkurt. Profeti i madh përmendi dhe emrin e tij, Napoleon.
– Profeti i madh parashikoi abdikimin, në 1936, të mbretit Eduard VIII të Britanisë për t’u martuar me gruan që dashuronte dhe hipjen pa dëshirë në fron të vëllait të tij që u bë mbreti Xhorxh VI.
– Nostradamus parashikoi me emër diktatorin spanjoll Franko si edhe refuzimin që do t’i bënte ai në 1941, në një mbledhje të anëtarëve të boshtit, për t’i dhënë Gjermanisë dalje në Rivierë nëpërmjet Spanjës.
– Nostradamus parashikoi madje edhe vdekjen e tij. Kur një natë më 1 korrik 1566, një nxënës i tij, i quajtur Shavinjy, i tha natën e mirë, Nostradamus iu përgjigj me emfazë, “Nesër, kur të lindë dielli, unë nuk do të jem këtu”. Të nesërmen në mëngjes ai u gjet i vdekur. Ai u varros vertikalisht sepse ai nuk donte që dikush të ecte mbi trupin e tij. Pas 134 vjetësh, varri i tij në kishën e Shën Marthës në Salon, u hap për t’u varrosur në një vend tjetër. Punëtorët gjetën së bashku me kockat edhe një pllakë metalike ku ishte gërvishtur data “1700”, pikërisht viti që atij i hapën varrin. Ai e kishte parashikuar edhe këtë gjë. /Tirana Observer/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Trump i drejtohet zëvendëspresidentit amerikan: Çka janë këto çorape, po më shpërqendrojnë

Politikani zviceran bleu një pistoletë uji rozë në internet, dënohet me 6,500 franga

“Shtëpia byrek” në Çikago shitet për 350 mijë dollarë

Trudeau largohet nga Parlamenti "me gjuhën jashtë dhe një karrige në dorë" – bien në sy komentet në mediat sociale

Disa kuriozitete mbi numrin ‘Pi’

Pretendon të ketë udhëtuar në kohë - parashikimet e tij për 2025 po tërheqin vëmendje të madhe

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët