Afrim Krasniqi
Shqipëria politike mbetet një vend unik në disa drejtime – sidomos në politikë. Ja për shembull, për tetë vite kishim një kryeministër mjek, prej tre vitesh kemi një kryeministër piktor. Shqipëria e tranzicionit nuk ka pasur asnjëherë një kryetar shteti apo kryeministër jurist në formim bazë, siç vështirë të gjendet vend tjetër ku ministrat më të rëndësishëm, ata të Financës, të Ekonomisë, Infrastrukturës etj, kanë formim bazë gjuhë e huaj anglisht apo frëngjisht. Gjithsesi, po kaq e veçantë paraqitet edhe përbërja e parlamentit, bazuar në formimin bazë universitar dhe në profesionet bazë të deputetëve. Tabela ilustron tri raste: rastin shqiptar, rastin gjerman dhe rastin austriak, këtë të fundit, duke e ballafaquar me përbërjen sociale të popullsisë.
Në rastin shqiptar shumica dominuese mbetet biznesmenët e krijuar nga politika (mbi 70-85 për qind e aktivitetit të firmave të tyre bazohet direkt dhe indirekt në tenderimet publike nga buxheti shtetëror qendror ose lokal). Madje, numri i atyre që kanë formim bazë policor ose ushtarak është shumë herë më i lartë sesa numri i tyre që kanë formim shkencat politike, sociologjike, filologjike, etj. Shumica vijnë nga promovimet partiake, dhe rreth 35 për qind janë rregullisht pjesë e listave të përhershme të shefave të partive.
Në modelin gjerman dhe austriak dominues është politikani që vjen nga sektori publik, pra që ka karrierë administrative e profesionale, dhe që hyn në politikë për të avancuar kontributet e tij. Në Gjermani deputetët që vijnë nga shërbimi publik – administrata është dominues mbi çdo sektor tjetër – dhe se numri i biznesmenëve në Parlament është më i ulët sesa numri i mësuesve (duke imagjinuar se biznesi gjerman është 92 për qind me prirje, aktivitet, konkurrim dhe burim privat, pa lidhje me buxhetin shtetëror, pra e kundërta jonë). Në Austri gjithashtu pjesa e biznesit është tre herë më e vogël sesa ajo që vjen nga karriera profesionale në shtet – administratë publike. Aty, më shumë se dy të tretat e qytetarëve janë të punësuar në sektorin privat, prej nga vijnë edhe pothuajse një e treta e deputetëve.
Vlera për ne? Po, për të kuptuar përse për një vend pune roje nate kërkojnë 10 dokumente, kurse trajnimi dhe çdo vit vërtetimet e aftësisë – kurse për “rojet” e shtetit, vendimmarrësit politikë, nuk ka asnjë kriter kufizues, qoftë edhe informal. Karriera varet nga partia dhe partia varet nga vullneti i kryetarit, ndaj edhe karriera indirekt varet nga vullneti i kryetarit. Këta të fundit, megjithëse me profesione shumë larg formimit juridik, ekonomik apo bujqësor, janë e mbeten “ekspertët” diktues në çdo sektor dhe për çdo çështje. Ata e kanë fjalën e fundit për masat ekonomike, për taksat, për projektet urbanistike, për tekstet mësimore, për reformat universitare, për mbjelljen e ullirit, për cilësinë e rërës në bregdet, për taktikat e ekipit kombëtar të futbollit deri dhe për gjithçka tjetër, deri për përcaktimin se kë/si duhet të sulmojë NATO apo kë duhet të zgjedhin amerikanët për President!
Natyrisht një politikan i mirë nuk përcaktohet nga profesioni që ka. Por nëse gjatë kohës së drejtimit të mjekut edhe gjendja në shërbimin shëndetësor preku fundin, apo gjatë kohës së qeverisjes së artistit mbyllen edhe dy teatro historike ndërkohë qe i vetmi art që vijon të ketë sukses në Shqipëri është arti i betonizimit masiv, kudo e për gjithçka, – nëse ekonomistët i zëvendësojmë me përkthyes, apo juristët me të fortët e rrugës – atëherë ka diçka serioze që nuk shkon, – dhe që na ndihmon sadopak të kuptojmë përse jemi ende në gjendje kritike & kaotike si shtet, si politikë, si shoqëri, si sistem vlerash dhe si edukim demokratik!
Një shënim i tille, ditën qe skadon afati i regjistrimeve të reja për në Universitete, ku dhjetëra mijëra të rinj shpresojnë të marrin dije dhe me aftësi të krijojnë të ardhme të qëndrueshme, – është një mesazh pesimist, por edhe një ftesë reflektimi, mospajtimi dhe reagimi aktiv prej tyre, të rebelohen pozitivisht, të sfidojnë gjendjen me dije e zgjedhje të mençura, të heqin dorë nga imitimet e brezave të tjera, të kalojnë nga realiteti virtual në atë real, dhe kështu me kurajë e vullnet të imponojnë ditë më të mira për veten, familjen dhe vendin.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Presidenti gjerman, Steinmeier: Kurrë nuk do ta kisha besuar se do të na duhej të mbronim Ukrainën nga SHBA

Zarf i Zi në e Big Brother VIP Albania: Të gjithë banorët t’i përgatisin valixhet

Pas përplasjes në Shtëpinë e Bardhë, reagon Zelensky

Çka preferohet të hamë për iftar, e çka për syfyr? Shpjegon nutricistja Urata Rexhepi

Çfarë tregon gjuha e trupit gjatë takimit Trump-Zelensky?

Pas 'përplasjes' me Trumpin, Zelensky në një takim me kryeministrin britanik

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

CIA kërcënon të ekspozojë sekretet e shtetit pas politikave të Trumpit

"Qëndro i fortë, qëndro i patrembur, ti nuk je kurrë vetëm" - liderët evropianë në përkrahje të Zelenskyt pas takimit me Trumpin

KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

Zbulohen detaje se si erdhi deri te anulimi i bisedimeve të Trump me Zelenskyn dhe largimi i tij nga Shtëpia e Bardhë

Para se të shpërthente debati i ashpër - Zelensky i dhuroi Trumpit rripin e titullit kampion të Usyk