Kombinati mekanik i Poliçanit është kryefjala e ditëve të fundit pasi në kompleksin e mbyllur që prej vitit 2020 mund të rinisë prodhimi i municioneve.
Televizioni publik shqiptar udhëtoi drejt qytetit të fabrikës mekanike të Poliçanit për të parë nga afër gjendjen e uzinës që vetëm dy ditë më parë u vu në qendër të vëmendjes së ekzekutivit dhe politikës së jashtme pas deklaratës së presidentit ukrainas Volodimir Zelenski, i cili kërkoi mbështetje me furnizime konkrete me municione nga vendet si Shqipëria.
Uzina, dikur krenaria e industrisë ushtarake shqiptare, mbylli përfundimisht dyert në vitin 2020, por degradimi i saj ka nisur që pas shembjes së murit komunist.
Një nga të paktët që kanë ngelur nga stafi i dikurshëm i kësaj uzine që kulmin e saj e ka arritur në mesin e viteve 80, na rrëfen disa nga sekretet e kësaj vepre madhore por ajo që në intereson është pyetja se a mund të bëhet funksionale kjo uzinë?
Inxhinieri Ardian Spaho, aktualisht drejtor i uzinës, shprehet se nëse investohet, uzina mund të bëhet funksionale.
“Mund të ketë vështirësi, por nëse merren hapa gradual në funksion të kësaj çështje mendoj se është e arritshme”, u shpreh Spaho.
Një nga avantazhet e mëdha në favor të ringjalljes së kombinatit është infrastruktura që në pamje të parë duket e konsumuar dhe e rrënuar por inxhinieri na siguron që këto ndërtesa kërkojnë thjesht rikonstruksion, ndërsa linja e furnizimit me energji është gjithashtu një avantazh shumë i madh.
“Objektet që mund të shfrytëzohen, pra janë të qëndrueshme pavarësisht dëmtimeve që kanë, rrjeti i furnizimit me energji elektrike që edhe kjo ka peshë në koston e një objekti. Është një sipërfaqe e pacënuar nga privati apo diçka tjetër”, tha Spaho.
I shtrirë në një sipërfaqe rreth 66 ha, sot kombinati është mbyllur tërësisht dhe është në pronësi të Ministrisë së Mbrojtjes por shumë shpejt në këtë zonë, ashtu siç ndodhi edhe me aeroportin e Kuçovës, mund të rifillojë aktiviteti i dikurshëm.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPresidentja Osmani ia falë një të burgosure pjesën e mbetur të dënimit
Zvicra do t'i dhurojë Prishtinës kamionë për mbledhjen e mbeturinave
Çollaku: Protestat mund të përhapën edhe në vendet që kufizohen me Serbinë
Rrahu brutalisht një burrë në prani të fëmijës, kosovari dënohet me 42 muaj burgim dhe 8 vjet dëbim nga Zvicra
Ndërron jetë ish-kryetari i Pejës dhe avokati i njohur Ferid Gjikolli
Durrës, shpëtohen katër fëmijë të bllokuar te furgoni shkollës, 40 banesa të përmbytura
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Më të lexuarat
Rodrygo 'zbehet' kur mëson se me kë mund të luajë Real Madridi në play-off të Ligës së Kampionëve
Kush me kë takohet në sistemin noukaut, ndërsa dihen edhe kundërshtarët e mundshëm në play-off të Ligës së Kampionëve
Gjesti i dërgon letër me mesazhin e koduar Eglit - fansat dyshojnë se përmbajtja e tij është vulgare
Edhe pas mbarimit të spektaklit, Atilla Kardesh publikon fotografi i shoqëruar nga Rovena dhe Besforti
SHBA-ja dërgon një numër të madh raketash të fuqishme nga Izraeli në Ukrainë
Shtëpia e Bardhë anulon memorandumin për ngrirjen e granteve dhe huave federale