Të gjithë ju që jemi pjesë e një industrie që përballet me sfida të shumta dhe inovacione të vazhdueshme, siç është PR-i dhe Marketingu digjital, doemos duhet ta keni një proces të qartë për kampanjat digjitale në përgjithësi, vetëm kështu mund ta keni suksesin e planifikuar. Në këtë rast po fokusohemi konkretisht në fushatat digjitale në portale, shërbime këto që realizohen nga Telegrafi Brand Studio për Telegrafi.com. Ndërsa kur jemi të procesi, ekipi i Telegrafi Brand Studio të gjitha fushatat i kalon përmes disa hapave që kanë rezultuar të jenë shumë efektiv. Konkretisht ky proces fillon nga: faza fillestare që është ajo e hulumtimit, faza e planifikimit, implementimit, matjes dhe faza e fundit e procesit që është raportimi.
Hulumtimi dhe përcaktimi i objektivave
Procesi i punës në fazën e Hulumtimit në Telegrafi Brand Studio nuk është thjeshtë një hulumtim për të dhënat por është një proces për të kuptuar më shumë mbi audiencën që e synon klienti. Për të grumbulluar të dhëna të sakta bazohemi në disa pyetje bazike si: Cilat janë nevojat dhe dëshirat e konsumatorëve? dhe Si mund të ndërtojmë një lidhje emocionale me ta përmes përmbajtjes sonë?
Në anën tjetër mundohemi të kuptojmë sa më shumë nga klienti rreth objektivave të tyre dhe planin e biznesit përfshirë aktivitetet konkrete. Grumbullohen të gjitha këto informacione dhe bëhen gati për fazën e planifikimit.
Planifikimi i strategjisë së personalizuar
Pas një hulumtimi të thellë, ekipi i Telegrafi Brand Studio, kalon në fazën e planifikimit. Është kjo faza ku krijohet strategjia e PR-it dhe Marketingut. Synimi kryesor i përcaktimit të fushatave është përmirësimi i imazhit të klientit dhe promovimi i shërbimeve/produkteve. Përcaktojmë qartë mesazhet kyçe të cilat më pas janë orientimi ynë kah duam ta drejtojnë përmbajtjen. Strategjitë krijohet kryesisht për periudhë një vjeçare.
Implementimi i fushatave bazuar në Strategji
Synimi i ekipit tonë gjithnjë për të mirën e klientit është që t’i qëndrojmë besnik Strategjisë, por duhet ta kemi parasysh se shpesh përballemi me ndryshime gjatë rrugës. Prandaj, ne jemi të gatshëm të zbatojmë një përshtatshmëri strategjike, duke u adaptuar dhe reaguar ndaj ndryshimeve bazuar në planin e biznesit të klientit ose ndaj ndryshimeve të reja në treg. Kjo përshtatshmëri është thelbësore për të ruajtur efikasitetin e fushatave tona në një mjedis që evoluon na vazhdimësi. Për ta arritur këtë kemi caktuar konsulentët e PR-it dhe Marketingut të cilët në mënyrë të vazhdueshme përcjellin ndryshimet në treg dhe kërkesat e klientëve.
Matja e performancës së fushatave
Në kohe reale secila fushate gjeneron të dhëna analitike për të matur impaktin dhe performancën. Përmes të dhënave që gjenerohen direkt nga platforma e Telegrafi.com për çdo artikull, baner dhe video, ne jemi në gjendje të ofrojmë një transparencë të lartë dhe të nxjerrim të dhëna vitale që do të ndihmojnë në optimizimin e fushatave në vazhdim.
Faza e Raportimit te klienti
Telegrafi Brand Studio udhëheq me transparencë kur bëhet fjalë për raportimin e suksesit të fushatave tona. Klientët pranojnë raporte të detajuara në baza mujore, të cilat jo vetëm tregojnë performancën, por gjithashtu japin rekomandime të qarta për veprime të mëtejshme. Ky raportim i përpiktë dhe i kuptueshëm siguron që klientët tanë janë gjithmonë në dijeni të vlerës që po krijojmë për brendet e tyre.
Ekipi ynë ka vendosur një standard të lartë të përsosmërisë në çdo aspekt të procesit të fushatave digjitale. Duke ndjekur këto pesë faza dhe duke i përpunuar thellësisht dhe me profesionalizëm, ne krijojmë fushata që jo vetëm tërheqin vëmendjen, por gjithashtu krijojmë raporte afatgjate me klient.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëJetoni si sheik në bregdetin shqiptar
Qyteti më i pasur i Afrikës plot me ar dhe shtëpia e 12,000 milionerëve
Ku mund të gjeni produkte pa gluten?
Udhëtoni drejt Parisit me PrishtinaTicket – Eksploroni qytetin e dritave!
Dita Ndërkombëtare e Edukimit në GALERIA
Seminari i CEFTA-s: Shfrytëzimi i mundësive rajonale në arkitekturë, inxhinieri dhe ndërtimtari
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!