LAJMI I FUNDIT:

Probleme për Arsenalin, Saka dhe Jesus mungojnë në stërvitje para ndeshjes në Ligën e Kampionëve

Probleme për Arsenalin, Saka dhe Jesus mungojnë në stërvitje para ndeshjes në Ligën e Kampionëve

Dy yjet e Arsenalit, Bukayo Saka dhe Gabriel Martinelli kanë munguar në seancën stërvitore të “Topçinjve” gjatë mëngjesit të së hënës.

Saka ka pësuar një lëndim në këmbë ndërsa Martinelli mungoi për shkak të gripit, para sfidës ndaj ekipit holandez PSV Eindhoven në Ligën e Kampionëve.

Arsenali do të udhëtojë në Holandë duke e ditur se ata tashmë janë të kualifikuar nga grupi B si lider. PSV gjithashtu ka siguruar kualifikimin për shkak të rekordit më të mirë në ndeshjet e ndërsjella me vendin e tretë Lens.


Mikel Arteta me shumë gjasë do të bëjë rotacione për këtë ndeshje duke e ditur se në vikend e pret një ndeshje e vështirë ndaj Brightonit në shtëpi.

Barcelona tërhiqet nga gara për Zubimendin, Arsenali i vetëm në garë
Lexo po ashtu Barcelona tërhiqet nga gara për Zubimendin, Arsenali i vetëm në garë

The Evening Standard ka raportuar se Saka përkundër goditjes që ka marrë në këmbë, me shumë mundësi do të udhëtojë me pjesën tjetër të skuadrës.

Martinelli në anën tjetër me shumë mundësi do të qëndrojë në shtëpi për shkak të gripit. Skuadra e Arsenalit është e limituar për shkak të numrit të lëndimeve dhe Arteta nuk mund të përballojë më ndonjë lëndim tjetër.

Një gjë pozitive është se Emile Smith Rowe ishte rikthyer në stërvitje me bashkëlojtarët e tij. Mesfushori i cili nuk ka luajtur që nga fundi i tetorit, kishte pësuar një lëndim në gju në fitoren ndaj Sheffield United.

Emery shpjegon arsyen pse nuk i dha dorën stafit të Arsenalit në Villa Park
Lexo po ashtu Emery shpjegon arsyen pse nuk i dha dorën stafit të Arsenalit në Villa Park

Arsenali po vazhdon të vuajë mungesat e Jurrien Timber dhe Thomas Partey. Timber ka mundësi që të rikthehet në muajt në vazhdim përkundër lëndimit të rëndë që pësoi në gju në debutimin e tij në Ligën Premier./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Besnik Hasi mezi ndalet nga lojtarët e tij që të mos përleshet me tifozët

Besnik Hasi mezi ndalet nga lojtarët e tij që të mos përleshet me tifozët

Ligat tjera
Hansi Flick po e kundërshton traditën e vjetër të Barcelonës – klubi nuk pajtohet me të

Hansi Flick po e kundërshton traditën e vjetër të Barcelonës – klubi nuk pajtohet me të

La Liga
Liverpooli e ka gjetur zëvendësuesin e Van Dijk, por Real Madridi mund t’i prishë planet e tyre

Liverpooli e ka gjetur zëvendësuesin e Van Dijk, por Real Madridi mund t’i prishë planet e tyre

Ndërkombëtare
Sa fitoi Real Madridi me eliminimin e Man Cityt nga Liga e Kampionëve

Sa fitoi Real Madridi me eliminimin e Man Cityt nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Messi emëroi 10 bashkëlojtarët më të preferuar në karrierën e tij

Messi emëroi 10 bashkëlojtarët më të preferuar në karrierën e tij

Ndërkombëtare
Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

La Liga
Kalo në kategori