Ka përfunduar takimi final i Superkupës së Kosovës mes Prizrenit 16 dhe Trepçës.

Skuadra e Prizrenit ka arritur të fitojë edhe finalen e madhe, në përballjen me skuadrën mitrovicase, Trepça.


Në finalen që u luajtë në kryeqytet, Prizreni fitoi me rezultatin 90-81.

241410032 1828587563987818 3770432189011020346 n

Paraprakisht, skuadra e Prizrenit mposhti në gjysmëfinale Pejën, dhe edhe në finale shihej si skuadër favorite.

Në krye me Rifatin, Prizreni merr një trofe mjaft të rëndësishëm. /Telegrafi/

telegrafi sport app