Besimtarët myslimanë sot kremtojnë festën e Fitër Bajramit, e cila shënon edhe përfundimin e muajit të Ramazanit.
Me rastin e kësaj feste, Bashkësia Islame e Kosovës sikurse edhe viteve të më hershme ka organizuar pritje.
Liderët politikë kanë vizituar BIK-un ku janë pritur nga myftiu Naim Tërnava.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani uroi të gjithë besimtarët myslimanët, duke bërë thirrje që kjo frymë e solidaritetit të përcillet gjatë tërë vitit.
“Është nder që nga Bashkësia Islame e Kosovës të urojmë të gjithë qytetarët: me fat Bajrami me shpresën që lutjet e tyre tw jenë pranuar. Shpresoj që kjo festë, por edhe gjithë muaji i shenjtë i Ramazanit të jenë inspirim për të gjithë që kjo frymë e solidaritetit të vazhdojë gjatë tërë vitit”, tha presidentja Osmani.
Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti gjatë vizitës në Bashkësinë Islame, ka uruar festën e Fitër Bajramit të gjithë qytetarëve të Kosovës, duke theksuar mirënjohjen e veçantë për Bashkësinë Islame të Kosovës që ndihmon të varfëritë dhe ata të cilët e kanë gjendjen e vështirë në mënyra të ndryshme.
Kurti tha se Qeveria e Kosovës e vlerëson lartë rolin dhe kontributin e Bashkësisë Islame në të gjitha etapat deri në pavarësinë e shtetit tonë.
“Urime e gëzuar Fiter Bajrami, përhajrë Bajrami të gjithëve. Zoti kabull agjëruesve dhe një mirënjohje e veçantë për aspektin social të Bashkësisë Islame të Kosovës që ndihmon të varfëritë, ata të cilët e kanë gjendjen e vështirë në mënyra të ndryshme dhe kësisoj dëshmojmë solidaritetin, mëshirën për dinjitet e begati për të gjithë pa dallim. Në këtë pranverë përkujtojmë edhe 37 dëshmorët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që vinë nga radhët e imamëve, hoxhallarëve të BIK”, ka thënë Kurti.
BIK-un e ka vizituar edhe kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi.
Krasniqi me rastin e festës së Fitër Bajramit ka bërë thirrje që vlerat e këtij muaji të na përcjellin edhe në 11 muajtë tjerë të këtij viti, pasi ato janë të domosdoshme për shoqërinë.
I pari i PDK së gjithashtu ka uruar që festat tjera në Kosovë të festohen së bashku edhe me krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që ndodhen në Hagë.
“Shpresojmë që këto vlera të vazhdojnë edhe në 11 muajtë tjerë sepse janë të rëndësishme dhe të domosdoshme për shoqërinë tonë dhe po ashtu si në çdo festë tjetër shfrytëzoj rastin që prej këtu tua urojmë festën e Bajramit miqve tanë, udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, themeluesve të saj, të cilët janë në Hagë, duke uruar që bajramet e ardhshme dhe festat tjera t’i festojmë bashkërisht këtu në Kosovë”, tha Krasniqi.
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku gjatë vizitës së tij në bashkësinë Islame të Kosovës, ku u prit nga myftiu Naim Tërnava, theksoi nevojën për solidaritet të ndërsjellë.
“Duke u lutur që sakrifica dhe kontributi gjatë muajit të Ramazanit t’u pranohet qytetarëve, le të kujdesemi për njëri-tjetrin dhe të solidarizohemi me njërin-tjetrin”, tha Abdixhiku.
Edhe kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka vizituar Bashkësinë Islame të Kosovës, nga ku ka uruar gjithë popullin e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit.
Ai pas takimit me myftiun e Kosovës, Naim Tërnava ka thënë se Bajrami është festë që i bashkon të gjithë, duke uruar gjithashtu që populli i Kosovës t’i kalojë me shumë gëzime jo vetëm festat por edhe jetën në përgjithësi.
“Bajrami është festë që na bashkon, festë e harmonisë me shpresën që me gëzim t’i kalojmë jo vetëm festat por edhe jetën në përgjithësi në Kosovë. Jeta jonë dhe festat tona kanë kuptim kur kemi njerëz të vyeshëm e atdhetarë, kur sa më shumë prej nesh jemi të vyeshëm dhe atdhetarë”, ka thënë Haradinaj. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Vritet një polic në Kaçanik

Bashkimi Evropian “72 orë përgatitje për luftë”: Ekspertët tregojnë se çfarë duhet të bëjë Shqipëria

Kujdes, nga 3 prilli qytetarëve do ju dërgohen gjobat e trafikut në adresë të pronarit të veturës, përmes postës dhe platformës e-Kosova

Nesër vihet gurthemeli i megaprojektit të shoqatës "Jetimat e Ballkanit" - Qendër për Rehabilitim dhe Arsimim

Kastori euro-aziatik rikthehet në natyrën e Kosovës pas gati 200 vitesh

Haziri: Në LDK nuk ka skemë kriminale për manipulim votash

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Bashkimi Evropian “72 orë përgatitje për luftë”: Ekspertët tregojnë se çfarë duhet të bëjë Shqipëria

Nesër vihet gurthemeli i megaprojektit të shoqatës "Jetimat e Ballkanit" - Qendër për Rehabilitim dhe Arsimim

Ndahet çifti shqiptar, grimeri Mario Dedivanoviç dhe balerini Kris Dalipi

Ledioni humb durimin ndaj Eglit, i bërtet teksa e thërret pa ndalur emrin e saj gjatë debatit me Rozanën

Skandali i VAR-it në ndeshjen e Barcelonës, ish-gjyqtari: Shqetësuese, joreale, e pabesueshme

Dikur një “qytet i artë”, sot i vjen era vdekje