Ishte marsi i ftohtë i vitit 1999 kur policia serbe hyri në shtëpinë e Ferdonije Qerkezit në Gjakovë duke ia rrëmbyer burrin dhe katër djemtë.
Që nga ajo ditë, Ferdonija nuk i pa të gjallë më të dashurit e saj.
Pas më shumë se 22 vitesh, vetmia, dhimbja e historia e ‘gruas së hekurt’ do të dokumentohet me një film që veçse ka nisur të realizohet.

Ajo e ka vetëm një shpresë, që përmes këtij filmi do t’i transmetohet botës se çfarë tmerri e dëmi shkaktuan forcat serbe në Kosovë, duke thënë se ndihet mirë që po realizohet një film për jetën dhe familjen e saj.
“Po shpresoj që do të bëhet shumë e madhe edhe ishalla iu kthehen ndjenjat njerëzve, nuk është se nuk kanë ndjenja, por nuk kanë çfarë të bëjnë”, ka thënë Ferdonije Qerkezi për Telegrafin.
Qerkezi nuk i humb shpresat se ky film do të jetë shtysë që të zbardhet fati i të pagjeturve.
“Pres të bëhet më e madhe rasti i të zhdukurve, që të zbardhet fati i të gjithëve, sidomos i bashkëshortit dhe dy djemve, Halimit, Armendit dhe Ardianit dhe të gjithë të tjerët që janë të pagjetur”, vazhdon ajo.

Sa i përket realizimit të filmit, producenti i “Pritja” në një intervistë dhënë për Telegrafin ka rrëfyer se xhirimet e filmit kanë shkuar mirë, madje duke tejkaluar edhe pritshmëritë e tyre.
“Fatmirësisht xhirimet kanë shkuar ashtu siç kemi menduar edhe vetë, i kanë tejkaluar pritshmëritë tona. Bëhet fjalë për një produkt të cilin e kemi shumë vite në mendje dhe për të cilin punojmë. E kemi pritur të na shkojë ashtu siç ka shkuar. Faleminderit të gjithë kolegëve, ekipit, stafit realizues, mbështetësve”, ka thënë ai për Telegrafin.
Siç nisëm rrëfimin, ky film trajton pritjen e nënës Ferdonije, por edhe të shumë familjarëve të tjerë të cilëve më të dashurit e tyre u janë zhdukur.
“Filmi ‘Pritja’ trajton gjendjen apo pritjen e nënës Ferdonije por jo vetëm, trajton pritjen e shumë personave të cilët i kanë më të dashurit e tyre të zhdukur do të thotë filmi është pjesë e projektit ‘Pritja’ i cili është realizuar disa vite më parë me fotografin Artan Korenica, i cili ka realizuar disa fotografi me disa familjarë të të zhdukurve ku në mesin e tyre është edhe nëna Ferdonije e cila i pret më të dashurit e saj, djemtë dhe burrin në një fotografi të realizuar me një tavolinë që ka pesë pjata që i pret për drekë. Kjo ka qenë ideja fillestare e Artanit dhe mandej ka kaluar në realizimin e filmit të një dite rutine të nënës Ferdonije”, thotë më tej Kastrati.

Në bazë të temës së rëndë e prekëse që në thelb përmban filmi, Edi thekson se ka qenë e vështirë të realizohej një i tillë duke shtuar se: “Është dashur të hyjmë në emocion të asaj pritjes e cila dikujt edhe ndoshta mund të iu duket e lehtë por është me të vërtetë shumë e vështirë që një grua e vetme t’i pret çdo ditë, t’i bëjë gjërat e njëjta duke menduar e duke shikuar çdo sekond dera e hyrjes se kur po vijnë”.
Roli kryesor dhe i vetmi i filmit “Pritja” i është besuar aktores së mirënjohur, Arta Muçaj, e cila interpreton nënën Ferdonije.
“Është vetëm një personazh, Arta Muçaj që interpreton rolin e nënës Ferdonije nuk ka personazhe të tjerë. Filmi është mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës, Komuna e Gjakovës, Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport dhe është realizuar nga Imagine Films me regji dhe skenar të Artan Korenicës”, thekson producenti nga Gjakova.

Filmi, i metrazhit të shkurtër, shfaq një ditë të ‘nënës së hekurt’ nëpërmjet të cilit tentojnë të ringjallin ngjarjen edhe pas kaq shumë vitesh.
“Jemi munduar që brenda pak minutash sepse është filmi i metrazhit të shkurtë të paraqesim një ditë të asaj nëne dhe të tregojmë se kjo është vetëm njëra prej ditëve që ajo përjeton sepse e dimë shumë mirë që kanë kaluar diku 21 vite që shumë familjarë presin më të dashurit e tyre ka momente kur edhe organet kompetente edhe heshtin për këtë punë. Jemi munduar që së paku nëpërmjet ekranit ta ringjallim edhe një herë këtë temë që pse jo ndoshta dikujt do i bie në sy dhe do merret me këtë punë”, vazhdon më tej ai.
Kastrati më tutje bën me dije se projekti ka për qëllim të transmetojë një realitet të hidhur të vendit e popullit tonë.

“Mesazhi që kemi dashur ta përçojmë përmes këtij filmi është një realitet i hidhur i vendit tonë i popullit tonë, i familjarëve të të zhdukurve, ky është mesazhi kryesor. Filmi ka në vete edhe momente shumë prekëse ku besoj që do keni rastin të vini edhe ta shihni kur të është gati. Do të tregojmë se çfarë do të thotë të presësh për shumë e shumë vite”.
Projekti madhështor që ngërthen në vetvete emocione të mëdha pritet të shfaqet në shumë vende përreth botës e se do të përcillet edhe me ekspozitën me fotografi.
“Në çdo vend që do të shfaqet filmi, vjen menjëherë ekspozita me fotografi. Do ta prezantojmë në pikat më kryesore të botës të shfaqim dhe ta prezantojmë një realitet të hidhur të vendit tonë. Do ta kemi mundësinë ta shfaqim në Bruksel aty ku mbahen të gjitha mbledhjet, ta dërgojmë ekspozitën në hollin e Parlamentit të Brukselit. Pritshmëritë tona do të jenë edhe nëse fati i një personi do të zbardhet përmes këtij filmi, ne do të jemi të lumtur. Do të godasim aty ku kemi goditur edhe me fotografi”, përfundon intervistën për Telegrafin.

Filmi nuk ka akoma një datë të saktë të premierës, por besohet që do të jetë gjatë këtij viti. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Rita Ora duket e freskët dhe tërheqëse në një fustan të kaltër, ndërsa promovon markën e saj të re të flokëve në Australi

“Po jam në kontakt me Eglin”, Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Gjesti ia huq me të madhe, thotë se Bullgaria është kryeqytet i Serbisë – banorët ia shpjegojnë që është shtet

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Sfida e mos-reagimit, në shtëpinë e BBVA lëshohen kënga dhe intervista e Jozit për Loredanën - bëhen virale momentet e banorëve

Gjesti ia huq me të madhe, thotë se Bullgaria është kryeqytet i Serbisë - banorët ia shpjegojnë që është shtet

Gjesti-Olës: Nuk je për lule ti, je për darka - të ftoj unë në krevat se për tjetër send s'je ti

Bëhet virale videoja e Gjestit duke i dhënë instruksione berberit të huaj me gjestikulacione para spektaklit 'Prime'

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker