Fansat e Napolit janë duke përgatitur një pritje jo të mirë për Gonzalo Higuainin që tashmë luan me Juventusin. 

Sulmuesi argjentinas u bashkua me Zonjën e Vjetër në fillim të këtij sezoni për një shumë të madhe prej 90 milionë euro, që është rekord në Serie A.


Kjo lëvizje nuk është pritur aspak mirë nga tifozët e Napoli, që prej verës nuk kanë kursyer kritikat për lojtarin.

higu 2 Juventusi dhe Higuain nuk pëlqehen në qytetin e Napolit

Tani tifozët e Napolit kanë përgatitur letra tualeti me fytyrën e lojtarit që janë duke i shitur nëpër rrugë të qytetit.

Juventusi është duke e dominuar futbollin italian në pesë vitet e fundit dhe kanë para më shumë se çdo skuadër në këtë shtet.

higu 3 Kështu duken letrat e tualetit me fytyrën e Higuain

Higuain me Napolin kishte shënuar 36 gola në 35 ndeshje sezonin e shkuar, duke u kthyer në një idhull për tifozët napolitanë.

Sulmuesi deri më tani ka shënuar 19 gola dhe skuadra e tij me të në krye kanë venë njërën dorë mbi trofe.

Juventusi është para Romës tetë pikë, ndërsa para Napolit 10 pikë. /Telegrafi/

telegrafi sport app