Një gjykatë në Malajzi ka vendosur që provat kundër dy grave të akuzuara për vrasjen e gjysmë-vëllait të Koresë Verore, janë të forta mjaftueshëm që rasti të shkojë në gjykim.

Kim Jong-nam vdiq vitin e kaluar në aeroportin Kuala Kumpur pasi u sulmua në fytyrë me një agjent toksik. Siti Aisyah dhe Doan Thi Huong u deklaruan të pafajshme- duke thënë se po mendonin që janë duke marrë pjesë në një shaka në një emision televiziv, raporton BBC.


2 24

Nëse shpallen fajtore për vrasje, ato mund të përballen me dënimin me vdekje.

Jong-nam kite ngritur zërin disa herë kundër dinastisë së familjes së tij në Korenë Veriore, kurse Kim Jong-un ka mohuar çdo përfshirje në këtë rast. /kp/Telegrafi/