LAJMI I FUNDIT:

“Prishtinalitë” shkojnë në finalen e “Super Sfida”

“Prishtinalitë” shkojnë në finalen e “Super Sfida”

Mbrëmë – në gjysmëfinale e dytë – u zhvillua një duel i madh në mes ekipit “Prishtinalitë” dhe “UÇK”. Kjo ishte një garë me të gjitha elementet e një shou fantastik. Gara ishte shumë e nxehtë dhe e tensionuar, edhe për faktin që rezultati ishte shumë i përafërt gati në të gjitha lojërat.

Kishte edhe lojëra të reja, si shembull “basketboll me ekskavator” ku Bekimi i ekipit “UÇK” shënoi fitore kundër Robertit të nga ekipi “Prishtinalitë”. Gjithashtu edhe loja “futboll amerikan” ishte një lojë shumë atraktive për shikuesit, veçanërisht në penalti. Loja “Tërheqja me veturë”, ka spikatur si lojë spektakulare qe krijoj shou.

Për ekipin e UÇK-së garuan: Brikena Beqiri, Bashkim Shala dhe Bekim Shyti. Ndërsa, për ekipin e “Prishtinalive” Robert Berisha, Alban Mehmeti dhe Dafina Dauti. Ekipi “Prishtinalitë” arritën ta mbajnë qetësinë e duhur gjatë gjithë kohës, gjë që edhe ju shpërblye me fitore.


Këtë të diel pritet një derbi i fuqishëm, ku në finalen e madhe e “Super Sfida” 2016, do të përballen ekipit “Prishtinalitë” kundër ekipit “Shqipnojat”.

Fituesi i finales së madhe, përveçkupës do të fitojë edhe një veturë fingo të re Dacia Sandero, që e dhuron “Auto Mita”.

Ekipi “Shqiponjat” përbëhet nga Leonora Jakupi, Gold Ag dhe Meda, të cilët do të jenë ne garë kundër ekipit “Prishtinalitë”, që përbehet nga Robert Berisha, Alban Mehmeti dhe Yllka Kuqi.

Shou më i madh garues në televizionet shqiptare “Super Sfida”, një shou argëtues shumë i qëlluar që po i bashkon familjet para ekranit, duke ju ofruar diçka krejt ndryshe nga ajo që po ofrohet në mediat. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Gjesti kritikohet për mungesë empatie pas largimit të Eglit nga BBVA, pyet se ku janë cigaret e saj pasi ajo la shtëpinë

Gjesti kritikohet për mungesë empatie pas largimit të Eglit nga BBVA, pyet se ku janë cigaret e saj pasi ajo la shtëpinë

Egli Tako lë shtëpinë e Big Brother VIP Albania

Egli Tako lë shtëpinë e Big Brother VIP Albania

Magazina

"Mezi u çova, nuk kam fuqi" - fjalët dhe momentet e fundit të Eglit në shtëpi, dukej në gjendje jo të mirë dhe pa energji

Reagimi i Gjestit kur merr vesh se Egli u tërhoq nga gara - banorët e akuzojnë se ai ishte arsyeja e largimit të saj

Reagimi i Gjestit kur merr vesh se Egli u tërhoq nga gara - banorët e akuzojnë se ai ishte arsyeja e largimit të saj

Historia tragjike e Loni Willison: Modelja që dikur ishte gruaja e një ylli të Hollywoodit dhe zbukuronte kopertinat e revistave, tani e pastrehë që mbledh kanaçe rrugëve

Historia tragjike e Loni Willison: Modelja që dikur ishte gruaja e një ylli të Hollywoodit dhe zbukuronte kopertinat e revistave, tani e pastrehë që mbledh kanaçe rrugëve

Një nishan si Egli e kishte thuajse të ngjashëm Xheneta, bëhet virale videoja kur Gjestit nuk i pengonte - por e puthte nishanin e Xhenetës

Një nishan si Egli e kishte thuajse të ngjashëm Xheneta, bëhet virale videoja kur Gjestit nuk i pengonte - por e puthte nishanin e Xhenetës

Kalo në kategori