LAJMI I FUNDIT:

Prishtina triumfon pa shumë vështirësi ndaj Golden Eagle Yllit

Prishtina triumfon pa shumë vështirësi ndaj Golden Eagle Yllit

Sigal Prishtina ka shënuar fitore ndaj Golden Eagle Yllit me rezultat 93:83 (34:18, 19:21, 18:23, 22:21), në kuadër të javës së 27-të të Superligës së Kosovës në basketboll.

Vendasit e nisën ndeshjen shumë më mirë, duke qenë bindshëm më të mirë në çerekun e parë, që e fitojnë 34:18. Lojë më e barabartë u zhvillua në periudhën e dytë.

Bardhekaltrit kishin epërsi deri në 18 pikë gjatë pjesës së parë, derisa skuadrat shkuan në pushim me rezultat 53:39.


Në periodën e tretë, mysafirët ishin më të mirë, duke ngushtuar shifrat në vetëm shtatë pikë, 62:57 dhe duke e bërë ndeshjen më interesante, derisa rezultati semafor pas 30 minutash tregonte shifrat 71:62.

Në 10 minutat e fundit Prishtina ngriti sërish epërsinë në 80:66, derisa triumfoi në fund me rezultat 93:83.

Tek Prishtina u dalluan Fahro Alihoxhiq dhe Jordan Johson me nga 20 pikë, kurse Ylli më të dalluarit ishin Valon Bunjaku me 23 pikë, Vander Blue dhe Arbër Berisha nga 14 dhe Samir Zekiqi me 13.

Sigal Prishtina mbetet në vendin e parë me 18 fitore dhe gjashtë humbje, kurse Golden Eagle Ylli ka 16 fitore dhe tetë humbje.

Në trend Sport

Më shumë
“Është mungesë respekti”, Flick befason me fjalët për kartonin e kuq të Bellingham

“Është mungesë respekti”, Flick befason me fjalët për kartonin e kuq të Bellingham

La Liga
Liverpooli përgatit 108 milionë euro për lojtarin që Slot e konsideron si ‘blerjen perfekte’

Liverpooli përgatit 108 milionë euro për lojtarin që Slot e konsideron si ‘blerjen perfekte’

Premier League

"Shumica e njerëzve e kanë gabim për pagat" - ish futbollisti i Man Cityt zbulon se si paguhen lojtarët në Ligën Premier

Premier League
Eksperti i leximit të buzëve zbulon se çfarë kërkoi Bellingham nga gjyqtari para se të ndëshkohej me karton të kuq

Eksperti i leximit të buzëve zbulon se çfarë kërkoi Bellingham nga gjyqtari para se të ndëshkohej me karton të kuq

La Liga
Barcelona vendos ta shesë yllin e skuadrës, kjo i hap rrugë transferimit të Tah

Barcelona vendos ta shesë yllin e skuadrës, kjo i hap rrugë transferimit të Tah

La Liga
Hulk e dëshmon sërish se ka gjuajtjen më të fortë në botë – realizon super gol nga 35 metra

Hulk e dëshmon sërish se ka gjuajtjen më të fortë në botë – realizon super gol nga 35 metra

Ndërkombëtare
Kalo në kategori