Prishtina ka treguar forcën në përballje ndaj Arbërisë duke e mposhtur në udhëtim.

Takimi i zhvilluar në Ferizaj i ka takuar kryeqytetasve me rezultat bindës 0-4.


Vetëm pas nëntë minutash lojë, u shënu goli i parë në këtë sfidë kur Leonit Abazi plasoi një goditje të fuqishme për të kaluar kryeqytetasit në epërsi 0-1.

Anësori gjilanas nuk u ndal me vetëm një gol dhe në minutën e 21-të realizoi të dytin personal dhe për klubin e tij për 0-2.

120091546 10159312814473538 9148610361255862581 o

Tetë minuta para se skuadrat të shkojnë në pushim, sulmuesi gjilanas i bardhekaltërve, Leotrim Kryeziu realizoi për 0-3.

Pas rezultatit të thellë, Prishtina administroi mjaftë mirë ndeshjen në pjesën e dytë, duke mos rrezikuar shumë.

120114349 10159312823593538 353203042598832975 o

Gjithsesi krejt në fund të ndeshejs, djelmoshat e Zekirija Ramadanit shënuan edhe golin e katërt.

Leotrim Kryeziu asistio bukur te Besnik Krasniqi i cili gjuajti nga afërsia për rezultatin përfundimtar 0-4.

Dhjetë herë kampionët e vendit tashë kanë të mbledhura 38 pikë, tri më pak se Ballkani që ndodhet në pozitën e dytë dhe gjashtë më pak se Drita që kryeson kampionatin, por që kanë për të zhvilluar ndeshjen e kësaj xhiro.

120036940 10159312816398538 1048365085202213975 o

Arbëria për momentin nuk ndryshon pozicion në renditjen tabelare, mirëpo rrezikon shumë pasi që ka vetëm 22 pikë, ndërkohë që kundërshtarët direkt për mbijetesë kanë për të zhvilluar ndeshjen e kësaj jave.

Ndeshjen e ardhshme Prishtina do ta luaj në stadiumin 'Fadil Vokrri' derbin e madh kosovar ndaj Dritës.

Ndërkohë skuadra e Arbnor Morinës do të ketë punë më të lehtë pasi luan në udhëtim te Besa e Pejës. /Telegrafi/

telegrafi sport app