FC Prishtina vazhdon të punojë fuqishëm në rekrutimin e talenteve të rinj të futbollit në vend dhe jo vetëm. Bardhekaltrit së fundmi kanë nënshkruar kontrata profesionale me pesë futbollistë të talentuar.
Igball Jashari (17), Dion Gallapeni (18), Olt Pllana (18), Arlind Dobroshevci (16) dhe Donart Llabjani (18) janë lojtarët që kanë firmosur të mërkurën me FC Prishtinën.
Para tyre, me kryeqytetasit ka nënshkruar edhe talenti tjetër i futbollit kosovar, 16-vjeçari Amar Demolli, i cili tash e disa ditë është prezantuar nga klubi.
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/01/rp.jpg)
Sulmuesi i Prishtinës, Igball Jashari, tashmë e ka nënshkruar kontratën profesionale me klubin. Ai është pasardhës i familjes legjendare Jashari nga Prekazi i Skënderajt. Është zhvilluar si futbollist te Shkolla e Futbollit “Kurda” derisa është edhe reprezentues i Kosovës U-19. Igballi i bashkohet ekipit të parë nga skuadra e juniorëve.
Igball Jashari: “Deri më tani kam pasur një zhvillim të mirë tek juniorët e Prishtinës si në ndeshje po ashtu edhe në stërvitje ku unë jap maksimumin. Normalisht, unë çdo herë kërkoj më shumë nga vetja dhe do të vazhdoj të punoj që të jem edhe më i kënaqur. Si çdo lojtar ambicioz edhe unë pres momentin tim për të debutuar pasi që për këtë punoj dhe angazhohem tej mase”.
Mesfushori defensiv, Donart Llabjani, më herët ka qenë pjesë e Dinamos nga Ferizaj si dhe grupmoshat e reja te Prishtinës.
Donart Llabjani: “Padyshim se është një nder dhe privilegj që i jam bashkuar klubit më të trofeshëm të Republikës së Kosovës, por njëherit është edhe përgjegjësi sepse kërkohet të jepet maksimumi nga vetja për të bërë më të mirën. Unë do të vë në funksion tërë shkathtësitë, aftësitë dhe potencialin tim për t’i bindur trajnerët dhe tërë stafin e klubit për të qenë pjesë e ekipit së parë. Prishtina është një nga ëndrrat e mija që kam filluar për t’i realizuar dhe padyshim se bartja e fanellës së Prishtinës pos që jep krenari të ngarkon edhe më shumë përgjegjësi”.
Olt Pllana vjen nga skuadra prishtinase Rilindja. 18-vjeçari aktivizohet si mesfushor qendror.
Olt Pllana: “Jam tejet i lumtur për faktin që kam pasur rastin t’i bashkohem ekipit të Prishtinës, pasi që kjo ka qenë një ndër synimet e mia për një kohë të gjatë. Pretendoj që medoemos të zë vend në përbërjen bazë. Bartja e fanellës së Prishtinës me dinjitet, do të ishte nder dhe një privilegj i jashtëzakonshëm për mua”.
Dion Gallapeni “gradohet” te ekipi i parë nga Shkolla e Futbollit “Prishtina”. Ai është zhvilluar si lojtar te Shkolla e Futbollit “FC Winner Prizren”. Gallapeni luan si sulmues anësor.
Dion Gallapeni: “Jam shumë i kënaqur dhe privilegj shumë i madh që të jem pjesë e Prishtinës. Falënderoj klubin për mundësin e dhënë. Do të jetë një sfidë e madhe që të bëhem pjesë e 11-shes së parë sepse ka shumë lojtarë kualitativ, por mendoj se me punë do t’i arrijë të gjitha. Për mua ta mbajë veshur fanellën e klubit më të trofeshëm në Kosovë është nder dhe krenari”.
Arlind Dobroshevci luan si sulmues dhe deri më tash është paraqitur me grupmoshën e Prishtinës U-17 ku ka qenë edhe shënuesi më i mirë i gjeneratës. Ai më herët ka luajtur edhe në Shkollën e Futbollit “Kurda” dhe ka qenë pjese e grupmoshave të reja të Përfaqësueses së Kosovës U15 dhe U17.
Arlind Dobroshevci: “Si i ri në moshë, jam shumë i lumtur dhe krenar që po filloj një kapitull të ri të karrierës sime në klubin më të madh në Kosovë, FC Prishtina. Ky klub përputhet me ambiciet e mia për futbollin. Me punë, vullnet dhe përkushtim shpresoj që një ditë të bëhem pjesë e përbërjes startuese të ekipit. Është nder dhe privilegj i madh për të bartur fanellën e Prishtinës. Mezi pres të hyj në fushën e stadiumi ‘Fadil Vokrri’”.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
![E pyesin për Neymarin, Gerard Pique jep përshkrim interesant për brazilianin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/pique-380x233.jpg)
E pyesin për Neymarin, Gerard Pique jep përshkrim interesant për brazilianin
![Tifozët e Man Cityt tallen me Viniciusin me transparentin gjigant](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/vini-380x233.jpg)
Tifozët e Man Cityt tallen me Viniciusin me transparentin gjigant
![Polemikat në ndeshjen Inter-Fiorentina, analistët reaguan me frazat “ata duhet të dilnin nga fusha” dhe ‘vdekja e futbollit’](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/inter-serie-a--380x233.jpg)
Polemikat në ndeshjen Inter-Fiorentina, analistët reaguan me frazat “ata duhet të dilnin nga fusha” dhe ‘vdekja e futbollit’
![Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/henry-780x439.png)
Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon
![Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/ancelotti-5-780x439.jpg)
Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon
![Dhoma e Real Madridit i ka kthyer shpinën Viniciusit për shkak të sjelljes së tij](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/modric-1212-780x439.jpg)
Dhoma e Real Madridit i ka kthyer shpinën Viniciusit për shkak të sjelljes së tij
![Man City - Real Madrid: Guardiola starton me pesë mbrojtës, Ancelotti sulmon fuqishëm - formacionet zyrtare](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/skysports-football-champions-league_6815284-780x439.jpg)
Man City - Real Madrid: Guardiola starton me pesë mbrojtës, Ancelotti sulmon fuqishëm - formacionet zyrtare
![Aguero bëri një premtim të çuditshëm nëse Real Madrid mund Man Cityn](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/04/aguero-780x439.png)
Aguero bëri një premtim të çuditshëm nëse Real Madrid mund Man Cityn
![UEFA mbush 'arkën' e Liverpoolit me ndeshjet e fituara në Ligën e Kampionëve](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/Liverpool-2-780x439.jpg)
UEFA mbush 'arkën' e Liverpoolit me ndeshjet e fituara në Ligën e Kampionëve
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-2025-780x439.jpg)
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
![Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eugen-dnv-780x439.jpg)
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
![Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-92-780x439.jpg)
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi
![Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/imer-mushkolaj-780x439.jpg)
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
![Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ylli-hoxha-780x439.jpg)
Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë
![Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/fushata-subjektet-1-780x439.jpg)
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht