Prishtina ka arritur fitore në xhiron e 17-të të Ipko Superligës së Kosovës në futboll, duke fituar me rezultat 2-0 në derbin ndaj Dritës.

Ishte një ndeshje e mirë nga të dy anët, po në fund skuadra nga kryeqyteti e motivuar nga publiku arkëtoi pikët e plota.


Dy rastet e para për gol i kishte Drita, fillimisht me anë të Betim Haxhimusas (4') dhe pastaj me anë të Zgjim Mustafas (6').

47308742 510869796065454 4992735534108377088 n

Prishtina tentoi me Basid Khalid (12'), por goditja e tij u bllokua nga Ergys Kaja. Drita vazhdoi ta kërkojë golin, ishin Haxhimusa (15'). Liridon Leci (30') dhe Xhevdet Shabani (37') që tentuan golin, por nuk ia arritën dhe me rezultatin 0-0 përfundojnë 45 minutat e parë.

Prishtina e filloi më mirë pjesën e dytë, skuadra nga kryeqyteti fillimisht rrezikoi me Gauthier Mankendan (55'), pastaj dy minuta më vonë ishte Meriton Korenica që me një goditje të bukur tundi rrjetën e Leutrim Rexhepit.

47320947 2232164497109676 4524392474583498752 n

Khalid kishte rast të mirë për gol, por Rexhepi nuk lejon një tjetër gol për skuadrën nga kryeqyteti në stadiumin 'Fadil Vokrri'.

Kraja i Dritës në minutën e 85-të gjuajti me kokë, por topi u lagua nga vija e portës nga Armend Thaqi.

Në minutat shtesë, sa për të bërë këtë fitore edhe më të bukur për vendasit shënoi Khalid.

47242398 526286184556428 569761427955384320 n

Pas kësaj fitore Prishtina renditet në vendin e parë në ligë me 40 pikë, e ndjekur nga Feronikeli me 39, ndërsa Dirta vazhdon në pozitën e gjashtë me 23 pikë.

Vlen të theksohet se kjo ishte ndeshja e fundit e sezonit vjeshtor në Ipko Superligën e Kosovës. /Telegrafi/

telegrafi sport app