Drilon Hajrizi nuk mund të japë një vlerësim të saktë se cila skuadër do të fitojë Superkupën e Kosovës në basketboll. Por ai shton se Sigal Prishtina është favorite e lehtë përballë skuadrës së tij, Pejës. Favorite e vlerëson në bazë të përforcimeve që ka bërë ekipi "bardhekaltër" gjatë verës.
Ndeshja e Superkupës në basketboll do të zhvillohet të shtunën (sot, 20:10) në palestrën "Karagaçi" në Pejë. Si për fituesen e Kupës së edicionit 20142015, Pejën, ashtu edhe për kampionen në fuqi, Sigal Prishtinën, ndeshja e Superkupës do të jetë e para zyrtare para edicionit të ri 20152016 në elitën e basketbollit kosovar.
"Në bazë të emrave dhe përforcimeve, Prishtina është favorite, por jam i bindur se me një angazhim maksimal dhe me ndihmën e tifozëve tanë do të arrijmë rezultat pozitiv. Pak e vështirë është ta analizosh këtë lojë, pasi për të dyja skuadrat është ndeshja e parë e këtij edicioni, kështu që le të fitojë më i miri. Ne do të zhvillojmë një lojë të fortë e korrekte dhe krejt në fund le të fitojë më i miri", ka thënë Hajrizi për Koha Ditore.
Peja gjatë verës është përforcuar me Burim e Samir Zekiqin, Beqë Kovaqin dhe basketbollistët e huaj, Kevin Burwell, Ronald Davis dhe Nenad Deliq, kurse Sigal Prishtina ka bërë shumë më shumë përforcime, si me vendorë ashtu edhe me të huaj. Ka angazhuar vendorët Arbër Tolaj, Yll Kaçaniku, Gëzim Morina e Gazmend Sinani, si dhe të huajt Khalid El- Amin, Stanimir Marinov, Gjorgi Çekovski dhe Mohamad Abukar.
Ndeshjet ndërmjet këtyre dy skuadrave gjithnjë kanë qenë të forta e shpeshherë edhe të nxehta, si në parket ashtu edhe në tribuna për shkak të rivalitetit të madh.
Basketbollisti i Sigal Prishtinës, Yll Kaçaniku, thotë se skuadra e tij është favorite përballë Pejës. Ai pret një ndeshje mjaft interesante.
"Jemi përgatitur maksimalisht dhe jemi të gatshëm ta sjellim trofeun e Superkupës në Prishtinë. Mendoj se do të jetë ndeshje interesante dhe se nuk dyshoj se do të jetë një atmosferë e mirë. Në aspektin e kualitetit pa dyshim që Prishtina qëndron më lart se Peja", ka thënë Kaçaniku.
Favorite Prishtinën e sheh edhe trajneri i Pejës, Branimir Paviq. Ai thotë se skuadra e tij ende nuk e ka arritur formën e dëshiruar.
"Mendoj se ndeshja e Superkupës po vjen në një moment të pavolitshëm për arsye se skuadra ende nuk e ka arritur formën e duhur. Megjithëkëtë ne do të hyjmë në ndeshje të përqendruar dhe do ta japim maksimumin nga vetja në mënyrë që të nxjerrim rezultat pozitiv", ka thënë Paviq.
Ndërkohë trajneri Marjan Ilievski ndeshjen kundër Pejës do ta shfrytëzojë për ta parë se deri ku ka arritur skuadra e tij me përgatitje. Ekipi i tij është kampion i Ligës Ballkanike dhe në stinorin e ri, pos në këtë garë do të marrë pjesë edhe në FIBA Europe Cup. Në Ligën Ballkanike do të marrë pjesë edhe Peja e Bashkimi.
"Kemi zhvilluar disa ndeshje miqësore ku kemi pasur rastin të shihnim se ku jemi momentalisht dhe të njëjtën gjë do ta bëjmë edhe në ndeshjen e Superkupës së Kosovës, e cila po ashtu do të na shërbejë si një pasqyrë më e qartë për edicionin e ri. Unë jam i bindur se do të jetë një duel i fortë me një atmosferë të zjarrtë dhe ku do të kemi rastin që të gjithë të kënaqemi me basketboll cilësor", ka thënë Ilievski.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Reagon vëllai i Besar Nimanit pas sulmit ku mbetën tre persona të plagosur

Revolucioni në skuadrën e Manchester Cityt do të tronditë futbollin

“Ai është top-10”, Fenomeni Ronaldo i përgjigjet pretendimit të CR7 se ai është lojtari më i mirë në histori

Neymar shpërfill Messin kur emëron 'mbretin' e vërtetë të futbollit

Edhe miu "feston" fitoren e Man United në Old Trafford përballë Ipswichit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?