Kjo ngjarje ka në qendër të vëmendjes fëmijët, të cilët e zotërojnë skenën dhe dëshirojnë të fillojnë karrierën e tyre qysh tani.

Fëmijët janë ata që gjallërojnë çdo ditë, por magjia e festave merr një kuptim tjetër me ta. Një organizim i ideuar nga ‘Vija Models’ dhuron momente të bukura në një sfilate të vërtetë mode, transmeton Telegrafi.


Këtë herë, kjo agjenci, në bashkëpunim me Shkollën e Muzikës “Line Music” dhe qendrën e madhe të lodrave 'Milenium', më 1 Qershor do të organizojnë sfilatën e madhe për fëmijë “Prishtina Fashion Kids 2017”.

1 1 2

Kjo sfilatë është një mundësi e mirë për promovimin e kreatorëve shqiptarë për fëmijë para shumë personaliteteve të njohura më me ndikim si nga vendi, rajoni dhe bota.

E veçanta e këtij organizimi është se aty, 50 fëmijë modelë do ta zbukurojnë skenën, bashkërisht edhe me të ftuar special fëmijë këngëtarë.

Kjo ngjarje do të nisë në orën 17:00 në Milenium, në Ferizaj ndërsa do të vijë si një mbrëmje e bukur me rastin e festës së 1 qershori.

4

Ideatori i gjithë kësaj pune interesante, por edhe frymëzuese, Franqesk Frokaj, ka treguar se po bëhen përgatitjet e duhura që çdo gjë të jetë sa më bukur e në nivelin e duhur, pasi vetë agjencioni që ai drejton ka eksperiencë në organizime të tilla.

Qëllimi i këtij organizimi është të ngritët niveli i modës në Kosovë, dhe të avancohen fëmijët të cilët kanë talent.

18787921 1851805335143650 1880627020 n 1

18718533 1851805325143651 41550608 n 1

18741576 1851805171810333 1803868298 n

/Telegrafi/