LAJMI I FUNDIT:

Prishtina-Besa, derbi i javës në hendboll luhet të premten

Prishtina-Besa, derbi i javës në hendboll luhet të premten
(Foto: kosovahandball.info)

Prej të mërkurës e deri të premten luhen ndeshjet e javës së gjashtë të Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve.

Të mërkurën janë ndeshjet Kastrioti – Drenica (19:00) e Llapi – Vëllaznimi (19:00). Ndërkohë të enjten zhvillohen po ashtu dy takime: Prizreni – Trepça (19:00) e Zhegra – Vushtrria (20:00). Me marrëveshje të skuadrave, ndeshja Zhegra – Vushtrria luhet në Vushtrri.

Këto ndeshje i lënë vend derbit aktualisht më të madh në Superligë. Të premten nga ora 19:00 në Pallatin e Rinisë në kryeqytet takohen Prishtina e Besa Famgas.


Pritet lojë e fortë e cilësore. Të dy skuadrat kanë në përbërje reprezentues të Kosovës prandaj me të drejtë pritet hendboll i mirë.

Besa Famgas është e para në tabelë me 10 pikë, sa i ka edhe Prishtina në vend të dytë. Skuadra pejane ka goldallim më të mirë. Të dy skuadrat kanë fituar bindshëm ndeshjet e deritashme, por derbi shpresohet të jetë i barabartë.

Në Ligën e Parë të meshkujve luhet java e katërt. Të mërkurën është ndeshja në mes të Rahovecit e KEK-ut (19:30). Të enjten janë ndeshjet Dukagjini – Samadrexha (17:30) e Lepenci – Ulpiana. Ndërsa takimet Vjosa – Istogu e Drita – Deçani luhen më 18/19 nëntor.

Në trend Sport

Më shumë
Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi

Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi

La Liga
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

Liga e Kampionëve
U dëshmua se është

U dëshmua se është "finale para finales": Real Madridi shpartallon Man Cityn në 'Etihad'

Liga e Kampionëve
Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Shfaqen problemet e para serioze për Ruben Amorim te Manchester United

Shfaqen problemet e para serioze për Ruben Amorim te Manchester United

Premier League
Kalo në kategori