LAJMI I FUNDIT:

Princi saudit ndërton mega-qytetin me shi dhe hënë artificiale

Princi saudit ndërton mega-qytetin me shi dhe hënë artificiale

Derisa po udhëtonte me helikopterin e tij, princi saudit Muhammad bin Salman kishte zbritur në një lokacion të mrekullueshëm në afërsi të detit në veriperëndim të Arabisë Saudite dhe nga dashuria e madhe që e ndjeu për atë vend, vendosi ta ndërtojë qytetin e të ardhmes që deri më sot nuk e ka parë bota.

Ky qytet synon ta lë në “hije” Luginën e Silikonit sa i përket arritjeve teknologjike, kurse mëton të jetë edhe më argëtues sesa Hollywood-i dhe riviera franceze që konsiderohet vend ideal për të kaluar pushimet. Bëhet fjalë për qytetin Neom, transmeton Telegrafi.

Një hënë artificiale do të ndriçojë qiellin çdo natë, kurse një ishull i stilit Jurassic do t’ju mundësojë vizitorëve të shoqërohen me dinozaurët robotë, shkruan Wall Street Journal.


Megjithatë në dokumentin 2,300 faqesh të planifikimit thuhet se do të funksionojë 24/7 – që do të thotë se ky qytet futuristik do të ngjajë më shumë me skenat e filmave fanta-shkencë.

Që nga viti 2017, Mohammad Bin Salman i njohur si MBS bashkëpunon ngushtë me ekipet e specializuara sa i përket zhvillimit të vizionit të tij, për qytetin që kushton hiq më pak se 500 milionë dollarë në veriperëndim të Arabisë Saudite.

Gjithashtu planifikohet të zgjidhet edhe problemi i shkretëtirave pasi inxhinierët duan të “mbjellin re” që do të riprodhojnë shiun mbi qytetin Neom. E banorët e ardhshëm të këtij qytetit do të mund të zgjedhin restorantet e tyre të preferuara për të shijuar specialitetet e tyre. Aty do të ndërtohen edhe shkolla elitare, ku nxënësit do të mund të mësojnë shumë nga ligjëratat e profesorëve që do të shfaqen nga vende të ndryshme të botës përmes hologramëve.

“Do të duhej të ishte një qytet i automatizuar në të cilin mund të shohim gjithçka. Kompjuteri do të mund të regjistroj çdo krim që kryhet pa pasur nevojë që ato t’i raportojnë qytetarët”, thuhet në dokumentin e projektit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
SHBA i bashkohet Rusisë në votimin kundër rezolutës së OKB-së që dënon agresionin e Moskës

SHBA i bashkohet Rusisë në votimin kundër rezolutës së OKB-së që dënon agresionin e Moskës

Evropa
Putin do të pranonte paqeruajtës në Ukrainë si pjesë e marrëveshjes së paqes, thotë Trump

Putin do të pranonte paqeruajtës në Ukrainë si pjesë e marrëveshjes së paqes, thotë Trump

Evropa
Trump thotë lufta në Ukrainë mund të përfundojë brenda javësh, refuzon ta quajë Putinin diktator

Trump thotë lufta në Ukrainë mund të përfundojë brenda javësh, refuzon ta quajë Putinin diktator

Evropa
Trump dhe Macron zhvillojnë bisedime në Shtëpinë e Bardhë për Ukrainën

Trump dhe Macron zhvillojnë bisedime në Shtëpinë e Bardhë për Ukrainën

Amerika
Departamenti i Mbrojtjes i thotë stafit civil të injorojë kërkesën e Elon Musk për të raportuar për produktivitetin

Departamenti i Mbrojtjes i thotë stafit civil të injorojë kërkesën e Elon Musk për të raportuar për produktivitetin

Amerika
Kush është Alice Weidel, liderja homoseksuale e AfD-së në Gjermani që jeton në Zvicër?

Kush është Alice Weidel, liderja homoseksuale e AfD-së në Gjermani që jeton në Zvicër?

Evropa
Kalo në kategori