“Videoja u bë nga ora, ishte origjinale, kjo është një provë e padiskutueshme. Ekspertët gënjejnë kur thonë se ora kamer e dorëzuar nga unë në Prokurori nuk e ka kryer regjistrimin, gjykata e ka mundësisë ta korigjojë këtë pjesë. U njoha me vendimin e ekspertëve dhe mendoj se ata mbrojtën Ilir Metën para gjykatës. Me këtë vendim turpëruan më shumë vendin, edhe pse nuk prisja që ata të thoshin të vërtetën”, tha zoti Prifti.

Ish-ministri i Ekonomisë kërkoi që të bëhet një ekspertizë e re e kësaj videoje dhe këtë herë ekspertiza të bëhet nga një vend i BE-së.


“Të rizgjedhin ekspertim të ri, të pavarur, shtetëror të një vendi të BE-së, të cilin nuk e blen dot as Ilir Meta, as prokuroria dhe as gjykata, që shqiptarët të kenë mundësi të dinë të vërtetën”, tha zoti Prifti.

Ish-ministri i Ekonomisë shtoi se do të vazhdojë luftën e tij antikorrupsion. "Drejtësia shqiptare sot ka humbur një betejë, jo luftën. Do jem i gatshëm ta çoj deri në fund luftën time antikorrupsion”, tha zoti Prifti./Telegrafi/