Moderatorja e njohur shqiptare, Genta Cana, është bërë nënë për herë të dytë.

Lajmin e ka konfirmuar përmes disa postimeve që ka ndarë me ndjekësit në InstaStory.


Ajo dhe partneri i saj, Noli Fetoshi, janë bërë sërish prindër të një vajze që e kanë pagëzuar me emrin, Sparta.

Screenshot 2 77 Foto: Screenshot/Instagram

“Mirë se erdhe Sparta”, ka shkruar ajo.

Çifti duhet theksuar se janë prindër edhe të një vajze tjetër trevjeçare të quajtur, Ella.

Ajo u martua me arkitektin e njohur në vitin 2019 në një ceremoni luksoze në mesin e miqve dhe familjarëve.

Për publikun, Genta njihet si moderatore e sportit me një përvojë shumëvjeçare në këtë fushë. /Telegrafi/