Prezantueses së BBC i ndodh diçka e pazakontë gjatë transmetimit live (Foto/Video)

Prezantuesja e BBC ka mbetur e habitur, kur gjatë transmetimit live para syve të saj u shfaq një grerëz gjigante e cila për pak sekonda e hutoi derisa po epte lajmet.
Gazetarja Emma Cameron ishte duke dhënë lajmet në emisionin e mëngjesit, kur një insekt gjigant pushton studion e BBC-së, transmeton Telegrafi.
Në fakt insekti nuk ishte edhe aq i madh, por për shkak se ishte fokusuar para objektivit të kamerës, ai dukej tejet gjigant sa që shikuesit kanë mundur të mendojnë se do ta sulmojë gazetaren.
Në videon e publikuar në internet, mund të shihet grerëza duke rreth kokës së gazetares Cameron, e cila fillimisht nuk e dinte se çfarë ishte duke ndodhur. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
19/09/2016
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals
















































