Kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, të premten ka pritur në një takim drejtorin e Departamentit të Sportit në kuadër të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Iber Alaj, me të cilin kanë biseduar rreth projektit për rinovimin e stadiumit “Adem Jashari” në Mitrovicë.

Në këtë takim ishin të pranishëm nënkryetari i komunës, Faruk Mujka, drejtori për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë, Hysen Muzliukaj, drejtori për Kulturë, Rini dhe Sport, Tafil Peci, zyrtarë nga drejtoria e Urbanizmit dhe Shërbimeve Publike, përfaqësues nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit si dhe hartues të këtij projektit.


StadiumiMItrovice 6

Gjatë këtij takimi përfaqësuesit nga MKRS-ja dhe hartuesit e projektit kanë prezantuar projektin madhor për renovimin e stadiumit “Adem Jashari”, i cili do të kushtojë mbi 12 milionë euro - thuhet në njoftim.

Projekti parasheh rinovimin e tërësishëm të stadiumit, të ketë parking publik, parkingun për VIP, parkingun për media, park rekreativ, fushat tjera ndihmëse si dhe hapësirën për tifozët mysafir.

StadiumiMItrovice 5

Sipas drejtorit të Departamentit të Sportit, Iber Alaj, stadiumi “Adem Jashari” nga kategoria 2 do të kalojë në kategorinë e 4 sipas rregullores UEFA dhe FIDIC, duke mundësuar kështu Përfaqësueses tonë të zhvilloj ndeshje zyrtare dhe ndërkombëtare.

Me këtë rast kryetari i komunës, Agim Bahtiri, ofroi mbështetjen e tij të plotë në realizimin e këtij projekti, duke kryer të gjitha procedurat komunale, si dhe lirimin e pronave komunale, në mënyrë që të fillojnë punimet sa më shpejtë dhe të krijohen kushte sa më moderne për sportistët tanë.

StadiumiMItrovice 1

StadiumiMItrovice 3

StadiumiMItrovice 2

StadiumiMItrovice 7

telegrafi sport app