Një prodhim i pazakontë ka dalë në skenë, pasi kompania gjermane e modifikimeve të veturave, Refined Marques, ka krijuar një version të veçantë të Mercedes AMG G63 Cabriolet.

Ky model i rrallë është një nga 20 krijimet e personalizuara të këtij lloji, dhe çmimi fillestar i tij është 1,3 milion dollarë.


Refined Marques, ka përditësuar disa pjesë të G63, duke shtuar dy dyer më të vogla për hyrje dhe dalje më të lehtë.

Screenshot 7 42

Motori V8 me dy turbo, i cili ofron 577 kuaj fuqi, ka mbetur i pandryshuar.

Një fakt interesant është se, ky projekt fillimisht ishte ide e djalit të drejtorit të përgjithshëm të Refined Marques, Ahmed Al Bakry, i cili u inspirua nga modeli G Brabus.

Ndërsa ishte në procesin e zhvillimit, Al Bakry e prezantoi modelin edhe te ish-shefi i kontrollit të cilësisë së Mercedes-Benz, i cili pas një ore kërkimi nuk gjeti asnjë defekt.

Pas një zhvillimi 18 mujor, rezultati është një G63 Cabriolet i pazakontë.

Për ata që janë të interesuar për të poseduar një G63 Cabriolet të veçantë, do të duhet të shpejtojnë, pasi shumica e modeleve janë tashmë të shitura. /Telegrafi/

Screenshot 8 39