LAJMI I FUNDIT:

Osmani ia dorëzoi “Urdhrin e lirisë” Doris Pack, me të cilin e kishte dekoruar presidenti Rugova

Osmani ia dorëzoi “Urdhrin e lirisë” Doris Pack, me të cilin e kishte dekoruar presidenti Rugova

Presidentja e Kosovës, dr. Vjosa Osmani ia dorëzoi sot ish-deputetes së Parlamentit Evropian, Doris Pack, “Urdhrin e lirisë”, të cilin ia kishte ndarë presidenti Rugova, më 2004, për kontributin e jashtëzakonshëm të saj për lirinë e Kosovës dhe pavarësinë e saj.

Në njoftimin nga Presidenca, thuhet se në takimin e përzemërt, të cilin Presidentja Osmani e zhvilloi sot me Doris Pack, e cila shoqërohej edhe nga Daniel Braun, udhëheqës i fondacionit “Konrad Adenauer”, Osmani e falënderoi zonjën Pack për angazhimin e saj të gjatë në njohjen e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës.

“Roli juaj ka qenë shumë i rëndësishëm në gjithë rrugëtimin tonë. Duke filluar nga fundi i viteve ’80 e këtej ju keni qenë promovuese e madhe e së drejtës sonë për liri. Pas çlirimit të vendit, ju i keni shërbyer njohjes dhe promovimit të shtetësisë së Kosovës”, tha presidentja Osmani.


Po ashtu, Osmani dhe Pack diskutuan për procesin e integrimit të rajonit në Bashkimin Evropian, si dhe hapat që po i ndërmerr Kosova për ta përshpejtuar integrimin e saj euroatlantik.

Nga ana tjetër, Pack anëtare shumëvjeçare e Bundestagut gjerman dhe e Parlamentit Evropian, si dhe kryetare e Forumit të Gruas të Partive Popullore Evropiane (EPP Women), theksoi se i kupton shumë mirë sfidat me të cilat vendi ynë ballafaqohet ende, sfida të kuptueshme për një shtet të ri sikur Kosova.

“Për ta njohur mirë Kosovën, secili duhet ta kuptojë të kaluarën e saj”, tha Pack.

Ajo shprehu edhe një herë kënaqësinë e saj që ka mundur t’i shërbejë popullit të Kosovës, me të cilin, sikur tha ajo e lidh miqësi e hershme. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime

Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime

Lajme
Si pritet të jetë ndarja e mandateve në Kuvend për subjektet nga minoritetet? Tregon Cakolli

Si pritet të jetë ndarja e mandateve në Kuvend për subjektet nga minoritetet? Tregon Cakolli

Lajme
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Lajme
Rama: Dorëheqjen time harrojeni, ka dy rrugë për të më larguar nga politika

Rama: Dorëheqjen time harrojeni, ka dy rrugë për të më larguar nga politika

Lajme
Kalo në kategori