Ursula von der Leyen ka kritikuar kërcënimin e Donald Trump, për të vendosur tarifa ndaj tetë vendeve evropiane që kundërshtuan përpjekjet e tij për të blerë Grenlandën.

"Siguria në Arktik mund të arrihet vetëm së bashku dhe kjo është arsyeja pse tarifat shtesë të propozuara janë një gabim", tha presidentja e Komisionit të BE-së në Forumin Ekonomik Botëror në Davos.


Ata po minonin një marrëveshje të mëparshme tarifore, sugjeroi ajo, duke thënë: "Kur miqtë shtrëngojnë duart, kjo duhet të nënkuptojë diçka", transmeton Telegrafi.

Von der Leyen gjithashtu përshkroi se cila do të ishte strategjia e Komisionit të saj për t'u marrë me çështjen:

Solidaritet i plotë me Grenlandën dhe Danimarkën në mbështetje të sovranitetit të territorit;

"Një rritje masive e investimeve evropiane në Grenlandë" për të mbështetur infrastrukturën dhe biznesin lokal;

Investime në sigurinë e Arktikut me SHBA-në dhe partnerë të tjerë si Mbretëria e Bashkuar, Kanadaja, Norvegjia dhe Islanda;

Një strategji e re sigurie e BE-së, duke përfshirë një përmirësim të strategjisë së sigurisë në Arktik. /Telegrafi/