Site icon Telegrafi

Presidenti i Ukrainës refuzoi një ofertë të SHBA-së për evakuim, raportojnë mediat amerikane

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka refuzuar një ofertë të Uashingtonit për të ndihmuar në evakuimin e tij nga Ukraina, thonë mediat amerikane.

Siç thekson BBC, përcjell Telegrafi, Zelensky tha se “lufta është këtu. Unë kam nevojë për municion, jo për ‘shëtitje'”, raportoi Associated Press, duke cituar një zyrtar të lartë të inteligjencës me njohuri të drejtpërdrejta të bisedës.

Washington Post kishte cituar gjithashtu zyrtarë amerikanë dhe ukrainas të cilët thanë se qeveria amerikane ishte e përgatitur për të ndihmuar Zelensky.

Lexo po ashtu Rusia tentoi të propagandojë kinse është larguar nga kryeqyteti ukrainas, lajmërohet Zelensky nga Kievi: Jemi të gjithë këtu

Ndryshe, Zelensky është vlerësuar gjerësisht në mediat sociale për reagimin e tij ndaj pushtimit rus.

Ish-aktori kishte mbajtur më herët një fjalim emocionues në të cilin u zotua se do të vazhdojë të luftojë, duke thënë: “Kur të na sulmoni, do të shihni fytyrat tona, jo shpinën”.

Ai kishte postuar gjithashtu një video të xhiruar nga vetë ai më herët të premten, duke treguar atë dhe ndihmësit e tij kryesorë në kryeqytet, duke hedhur poshtë raportet se ai kishte ikur nga Kievi.

“Ne jemi të gjithë këtu”, tha ai. “Dhe do të qëndrojmë këtu”. /Telegrafi/

Exit mobile version