LAJMI I FUNDIT:

UEFA dhe FIFA e urojnë kryetarin e ri të FFK-së, Agim Ademin

UEFA dhe FIFA e urojnë kryetarin e ri të FFK-së, Agim Ademin

Presidenti i UEFA-s, Aleksander Çeferin, ka uruar kryetarin e ri të Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi për përzgjedhjen në këtë pozitë.

Ademi u zgjodh të premten kryetar i ri i FFK-së me 58 vota pro e asnjë kundër nga delegatët në Kuvendin e Jashtëzakonshëm.

Vendi i kreut të FFK-së kishte mbetur vakant pas vdekjes së legjendës Fadil Vokrri.


“Ju uroj për përzgjedhjen unanime si President i Federatës së Futbollit të Kosovës. Jemi të gjithë bashkë të pikëlluar pas vdekjes së papritur të mikut dhe kolegut tonë të dashur, Fadilit”.

“Jam i bindur se ai do të ishte i lumtur të ju shihte se ju jeni presidenti i ri i FFK-së. Duke shërbyer me zell si zëvendëspresident, nuk ka dyshim se ju jeni personi i duhur për të marrë rolin e liderit – dhe besoj në vendosmërinë tuaj për futbollin në Kosovë dhe dedikimin tuaj për të udhëhequr përpara projektet që janë në zhvillim”, thuhet në letrën e urimit të UEFA-s”.

“Qasja në fushat e futbollit është qenësore për të luajtur këtë lojë dhe fuqishëm ju inkurajoj të vazhdoni këtë punë të rëndësishme për të ndërtuar dhe për të krijuar hapësira të sigurta e praktike sa më shumë që është e mundur”.

“Ju uroj gjitha të mirat Agim dhe jam në dispozicionin tuaj për çdo ndihmë që keni nevojë. Ju lutem konsiderojeni UEFA-n si familjen tuaj të futbollit dhe jini të sigurt se mund të trokisni në dyert tona për përkrahje, njohuri apo udhëzime sa herë që keni nevojë”, thuhet në letrën e dërguar nga Ceferin.

Pas UEFA-s edhe FIFA i ka dërguar letër kryetarit të ri të FFK-së, Agim Ademi.

Gianni Infantino i ka uruar punë të mbarë Agim Ademit në krye të FFK-së. /Telegrafi/

Urimi i UEFA-s

Urimi i UEFA-s

Në trend Sport

Më shumë
Njihuni me lojtarin i cili ishte shumë afër kalimit tek Man Utd, por u qëllua me armë në kokë

Njihuni me lojtarin i cili ishte shumë afër kalimit tek Man Utd, por u qëllua me armë në kokë

Premier League
Carragher tregon tri pozitat që Liverpooli duhet t’i përforcojë pas fitores ndaj Man Cityt

Carragher tregon tri pozitat që Liverpooli duhet t’i përforcojë pas fitores ndaj Man Cityt

Premier League
Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zhegrova thotë se e ka njoftuar Lillen që nuk do ta vazhdojë kontratën – ai flet edhe për ndeshjen e marsit me Kosovën

Zhegrova thotë se e ka njoftuar Lillen që nuk do ta vazhdojë kontratën – ai flet edhe për ndeshjen e marsit me Kosovën

Ligue 1
Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

La Liga
Mikel Arteta zbulon se kush është fajtori për humbjen zhgënjyese të Arsenalit ndaj West Hamit

Mikel Arteta zbulon se kush është fajtori për humbjen zhgënjyese të Arsenalit ndaj West Hamit

Premier League
Kalo në kategori