Presidenti polak Andrzej Duda ka arritur sot në një vizitë të paparalajmëruar në Kiev, ku i është drejtuar deputetëve të Parlamentit ukrainas.

Duda ka thënë se “vetëm Ukraina ka të drejtë të vendosë për të ardhmen e saj”, duke shtuar se “janë brengosës zërat” që propozojnë që Ukraina duhet të lëshojë “pe” karshi presidentit rus Vladimir Putin, transmeton Telegrafi.


2 33

Ai porositi deputetët ukrainas se nuk duhet dëgjuar thashethemet, pasi sipas tij “nëse lëshohet pe mbi territorin e Ukrainës, do të ishte një goditje e fuqishme për të gjitha vendet perëndimore”.

Siç raporton BBC, Duda gjithashtu ka theksuar se Polonia mbështet Ukrainën që të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian – çështje kjo rreth të cilës nuk është arritur konsensus në BE.

3 25

Ai është lideri i parë i një vend që drejtpërdrejt iu drejtua Parlamentit ukrainas, që nga fillimi i pushtimit rus.

Pamjet janë publikuar në Tëitter nga vetë zyra e Dudas ku shihet sesi ka ovacione në Parlament, dhe përqafohet me presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky. /Telegrafi/