Presidenti i Italisë pritet sot në Shqipëri

Presidenti i Italisë, Sergio Mattarella do zhvillojë një vizitë zyrtare në Shqipëri duke nisur nga dita e sotme.
Kreu i shtetit italian do të pritet me një ceremoni zyrtare në Pallatin e Brigadave nga Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ceremoni që është planifikuar të zhvillohet të enjten.
Mattarella pas vizitës me Begajn, do të zhvillojë një takim në drekë edhe me Kryeministrin Edi Rama.
Më pas, ai do të takohet me kryetaren e Parlamentit, Lindita Nikolla. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
07/09/2022
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































