Ruajtja e unitetit transatlantik në mbështetje të Ukrainës dhe diskutimi mbi mundësinë që Pekini të furnizojë me armë Rusinë ishin dy çështjet kryesore në agjendën e takimit mes Presidentit Joe Biden dhe kancelarit gjerman Olaf Scholz një ditë më parë, ndërsa në Evropë ka qëndrime të pakta kundër luftës në Ukrainë, por të cilat po shtohen dhe në periudhë afatgjatë mund të rrezikojnë frontin e bashkuar kundër Moskës.
Vizita e kancelarit Scholz në Shtëpinë e Bardhë nuk u shoqërua me ceremoni zyrtare. Presidenti dhe kancelari nisën menjëherë bisedimet duke përçuar imazhin se dy aleatët kryesorë të NATO-s janë në të njëjtën linjë në përpjekjet për të frenuar ambiciet e Presidentit Vladimir Putin për zgjerim të territorit.
“E kishim bërë të qartë se nëse ai vepronte, ne të dy do të reagonim. Dhe së bashku e mbajtëm atë premtim”, tha Biden, duke falënderuar kancelarin për “udhëheqjen e tij të fortë dhe të qëndrueshme” që solli “ndryshime historike” brenda vendit, përfshirë shtimin e shpenzimeve ushtarake nga Gjermania si edhe vendimet për të gjetur burime të tjera energjie, duke anashkaluar kështu Rusinë.
Pas Washingtonit, Berlini ka dhënë mbështetjen më të lartë financiare ndaj Ukrainës, duke ndihmuar Kievin dhe refugjatët ukrainas me 15 miliardë dollarë, që nga nisja e sulmit rus.
“Në këtë moment, është e rëndësishme të përçojmë mesazhin se do të vazhdojmë të mbështesim Ukrainën për sa kohë të jetë e nevojshme”, tha Scholz.
Biden dhe Scholz ndanë gjithashtu shqetësimin se Kina po shqyrton mundësinë e furnizimit me armë të Rusisë dhe i bënë asaj thirrje publikisht të mos ndërmarrë një veprim të tillë.
“Kemi qenë shumë të qartë për faktin se do ketë pasoja nëse ndërmerret një veprim i tillë”, tha të premten zëdhënësi për Sigurinë Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë, John Kirby gjatë një interviste për Zërin e Amerikës. “Është e qartë se të paktën një nga këto pasoja është dëmtimi i rolit të Kinës në skenën ndërkombëtare”, tha ai.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
CNN: Rusia dërgon ushtarë të plagosur me paterica në frontin e luftës

Zgjedhjet parlamentare në Gjermani në shifra

Trump njofton raundin e dytë të bisedimeve me Rusinë për paqen në Ukrainë

Gjermanët do të votojnë për kanceralin e ri - kush është favorit sipas sondazheve të fundit?

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë

Dilerët e arrestuar kroatë posedonin shumë drogë - policia publikon pamjet në Zagreb

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë