Presidenti i Beneventos, Oreste Vigorito këmbëngul se skuadra e tij do të qëndrojë në Serie A dhe fajëson shtrigat për formën e tyre të dobët deri më tani.

Benevento është një skuadër simpatike, e cila ka befasuar të gjithë me organizimin e tyre që e bëri të ngjitej shpejt në kampionatin italian, Serie A, nga rangjet e ulëta.


Por, rezultatet në Serie A nga Benevento lënë shumë për të dëshiruar edhe përkundër pritjeve të mëdha.

Klubi i njohur si Stregoni ka humbur të gjitha 12 ndeshjet e tyre deri tani këtë sezon, duke shënuar vetëm pesë gola dhe duke pranuar 31 sosh.

Megjithëse ata humbën në Torino të dielën nga Juventusi, skuadra e sapozgjedhur kaloi në epërsi dhe humbi vetëm 2-1 ndaj skuadrës më të mirë të Serie A.

Por, presidenti i klubit, Vigorito ka një mendim të çuditshëm duke thënë se faji i formë së dobët qëndron te shtriga dhe jo diku tjetër.

GettyImages 693902420 Vigorito, pronari i Beneventos (Getty Images)

“Ka aq shumë lëvdata nga kudo që luajmë, por gjithmonë pa marrë pikë”, ka thënë fillimisht Vigorito për Gazzetta dello Sport.

“Fajësia qëndron në ndikimet e liga që kanë qenë gjithmonë të lidhur me këtë qytet ... shtrigat. Po është e vërtetë. Unë jam paragjykues”, përfundoi presidenti i Beneventos. /Telegrafi/

telegrafi sport app