Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj ka dekretuar sot shkarkimin e ministrave që largohen nga detyra, dhe njëkohësisht emërimin në detyrë të ministrave të rinj.

Ministrat e rinj pritet të nisin punën të martën paradite, në drejtimin e ministrive, të cilat ia ka besuar kryeministri Rama.


Ministrat e rinj janë:Ministër i Financave – Ervin Mete Ministër për punët e Jashtme -Igli Hasani Ministër i Arsimit- Ogerta Manastirliu Ministre e Bujqësisë -Anila Denaj Minsitër i Shëndetësisë- Albana Korçiu Ministre Shteti për Sipërmarrjen- Delina Ibrahimaj Nuk do të ketë Ministre shteti për Standarte dhe Shërbime por Ministre Shteti për Pushtetin Vendor dhe këtë funksion do ta kryejë Arbian Mazniku. /Tch/Telegrafi/