Prepolli rrëfen për periudhën si golashënues në sezonin e parë në Superligën e Bosnjës

Në episodin më të ri të podcastit “Arena e Yjeve”, prodhim i Telegrafit, mysafir është Arsim Prepolli, ish-futbollist i cili pati një karrierë të pasur brenda dhe jashtë vendit. Ky episod realizohet me mbështetjen e sponsorëve zyrtarë Golden Eagle dhe Air Munich.
Prepolli rrëfen ndër të tjerash për aventurën e tij në Bosnje, atje ku filloi të shkëlqente qysh në ndeshjet e tij të para.
“Çdo lojë gol. U ndez krejt Bosnja, thonin kush është ky, prej ng aka ardhur ky, dua të them mua më ndihmoi Zoti”.
“Po them se e merrja topin, bëja driblim dhe shënoja gol. Edhe në top formë qysh vitin e parë golashënuesi i ligës u bëra me Bosna Visokon”.
“E fituam Kupën, Superkupën. Kupën e fituam në vitin 1999 atëherë me Saravejën kemi luajtur në finale”, rrëfen Prepolli mes tjerash.
Episodin e plotë me Arsim Prepollin mund ta ndiqni edhe në kanalin zyrtar në YouTube të Telegrafit./Telegrafi/
- YouTube www.youtube.com










































