Këngëtari Ramadan Krasniqi - Dani ka publikuar projektin e tij më ri muzikor, këngën dhe klipin "Zemër".

Kënga është ritmike, e punuar nga Hekuran Krasniqi, dhe me tekst të shkruar nga Alban Miroci.


"Zemër" është publikuar në YouTube edhe me videoklip, xhirimet e të cilit janë kryer në Prizren nga BUG Production.

Ky projekt, pritet të jetë suksesi i radhës për këngëtarin pejan, karriera e të cilit numëron hite të shumta. /Telegrafi/