Ana Kabashi ka publikuar projektin e saj të ri e të shumëpritur.

Bukuroshja ka sjellë këngën e re të titulluar "Papi".


ana kabashi e1460126009501

Ritmike dhe me performancë interesante, këngëtarja që njihet për zërin e saj vjen tejet ekstravagante.

Klipi është punuar nga XL Films ndërsa këngëtarja shfaqet në skena të ndryshme edhe si bjondinë.

Kënga është punuar nga Nurteel, producenti i njohur për këngët ritmike që më parë ka realizuar edhe hitin "Ajo" nga Geasy dhe Majk.

Për anën ky është rikthim pas këngës së publikuar "Me Hile".

kenag 1

Ndërsa, ajo është shumë e angazhuar edhe me performanca në gjithë trojet shqiptare. /Telegrafi/