LAJMI I FUNDIT:

Premier League: Ekipi më i mirë i Javës së 37-të

Premier League: Ekipi më i mirë i Javës së 37-të

Portieri i Portsmouth, David James, udhëheq në ekipin më të mirë të javës, pasi bëri një paraqitje të shkëlqyeshme në fitoren 3-1 të Portsmouth ndaj Wolves gjatë vikendit.

Barry Ferguson dhe Patrick Vieira po ashtu patën paraqitje mjaft të mira me ekipet e tyre, Birmingham, respektivisht Manchester City, dhe pushtojnë mesfushën e formacionit më të mirë të këtij vikendi në Ligën Premier.

Sulmi i kësaj jave pushtohet nga francezi i Chelseat, Nicolas Anelka, dhe sulmuesi amerikan i Fulhamit, Clint Dempsey.

Në vazhdim më të mirët e javës së parafundit në Ligën Premier:


Portier: David James (Portsmouth)

Mbrojtës: Gretar Steinsson (Bolton); Ledley King (Tottenham); Ryan Shawcross (Stoke); Leighton Baines (Everton)

Mesfushorë: Frank Lampard (Chelsea); Barry Ferguson (Birmingham); Patrick Vieira (Manchester City); Adam Johnson (Manchester City)

Sulmues: Clint Dempsey (Fulham); Nicolas Anelka (Chelsea)

Formacioni 4-4-2:

James

Steinsson – King – Shawcross – Baines

Lampard – Ferguson – Vieira – Johnson

Dempsey – Anelka

/Telegrafi/