Shkaktarët e dhimbjeve në qafë mund të jenë të ndryshme që nga infeksionet deri te artroza e disqeve
Dr. Haxhi Avdyli, mr.sci.
neurokirurg
tel. 044/157 129
Shtangimet dhe dhimbjet e qafës janë simptome të shpeshta që prekin secilën moshë. Shumtën e rasteve mund të jenë pasojë e kontraktimit të muskujve gjë që shkakton lëvizshmëri të kufizuar dhe ndjenjë të pakëndshme të shtangimit të qafës!
Shtangimi muskulor i qafës
Mund të jetë si pasojë e muskujve anësor të qafës më të shkurtër. Kjo vjen nga mioziti apo pezmatimi i muskujve në fazën embrionale apo si pasoje e ndonjë gjakderdhje e cila vjen gjatë lindjes. Kjo gjakderdhje resorbohet pa lënë pasoja, por ndodh shpesh që aty mbetet vraga fibrotike e cila shkakton këtë shkurtim muskulor.
Simptomat e këtij shkurtimi dhe shtangimi muskulor manifestohen me një shtrembërim, dhembje dhe lëvizjet të kufizuara të qafës. Sëmundja mund të diagnostikohet me metoda radiologjike të sofistikuara radiologjike
Shërimi
Shërohet me ndërhyrje kirurgjike, ku bëhet largimi i muskulit të shkurtër në mënyrë që muskujt e qafës të marrin gjatësinë e duhur.
Shtangimi “i zakonshëm” i qafës
Bëhet fjalë për kontraktim muskulor, i shkaktuar nga mbajtja e qafës në pozitë të përkulur, nga lëvizjet e shpejta të kokës, pastaj si pasojë e pozitës së parehatshme gjatë punës apo gjumit.
Ndonjëherë mund të lidhet me artrozën apo herninë diskale. Manifestohet me dhimbje të forta dhe lëvizshmëri të kufizuar. Dhimbja vjen papritur dhe largohet papritur.
Shërimi
Shërimi bëhet me barna kundër dhimbjeve (analgjetik, antireumatik) dhe barna relaksues muskulor (miorelaksant). Ndihmon masazhi dhe terapia me lecka të ngrohtë. Nëse dhembja zgjat edhe përkundër terapisë, atëherë më mirë është t’i drejtoheni mjekut specialist për udhëzime të mëtutjeshme.
Spondiloza apo artroza e vertebrave
Artroza është sëmundje degjenrative e indit lidhor me të cilën janë të mbuluar dhe të lidhura nyjet dhe vertebrat degjenerative.
Degjenerimi i indit lidhor dhe kërcor pengon lëvizshmërinë normale pjesës ashtërore. Me këtë rast në vendet ku indi kërcor është i dëmtuar, mund të vie deri te kontakt në mes sipërfaqeve ashtëror,e e cila është e pasur me mbaresa nervore dhe mund të shkaktojë dhembje lokale.
Më shpesh prek personat mbi 50 vjet, por nuk është e rrallë edhe më herët.
Lëndimet e mëhershme mund të përshpejtojnë këtë proces. Dhembjet paraqiten gjatë lëvizjeve dhe më të forta janë në mëngjes duke u zvogëluar gjatë ditës. Simptoma tjera janë edhe marramendja dhe kokëdhimbjet.
Diagnostikimi behet me radiografi apo edhe ekzaminime tjera si CT apo MRI.
Shërimi
Terapia më e mirë jnë ushtrimket fizikale .Në fazën akute mirren terapi kunër dhimbjve dhe relaksues muskujsh.Në aspektin afatgjatë preferohen edhe përdorimi preparateve për sanimin e dëmtimeve të nyejve dhe ndihmojnë në ngadalësimin e procesit degjenerativ.
Hernia diskale
Deri te hernia diskale vie kur struktura kërcore mes dy vertebrave e cila shërben si “jastëk”, fillon të dëmtohet dhe rrëshqet nga vendi duke shtypur nervat që dalin nga kurrizi.
Varësisht nga nervi i ndrydhur shfaqen edhe dhembjet në duar apo qafë apo dobësim të forcës muskulore. Kur kjo rrëshqitje e diskut ndrydh palcën e kurrizit, atëherë simptomat janë më të rënda deri te paraliza.
Shërimi
Bazohet në terapi fizikale, rehabilitim dhe përdorim të barnave kundër dhimbjeve. Rekomandohet edhe imobilizimi i qafës me qafore ortopedike.
Në rastet kur hernia është e madhe dhe simptomat janë te rënda, atëherë zgjidhje e vetme mbetet operimi.
Cistet e qafës dhe pezmatimi i gjëndrave limfatike
Cistet në qafë janë të pranishme që nga lindja si pasojë e ndryshimeve në fazën embrionale. Këto ciste mund të mbeten të zbrazura, por mund të edhe mbushen më lëng.
Paraqiten më shumë në pjesën anësore të qafës. Mund të infektohen dhe pezmatohen gjë që paraqesin problem të madh duke shkaktuar dhembje të forta, ënjtje dhe fryrje.
Poashtu, një problem paraqesin e pezmatimi i gjëndrave limfatike që mund të jenë pasojë e një infeksioni diku tjetër si fyt, vesh, etj.
Kur këto gjëndra të rritura janë të shumta dhe pa ndonjë bazë infeksioni primar, duhet evaluar me kujdes dhe diagnostikuar sa më parë shkaktarin e rritjes së tyre.
Shërimi
Shërimi i pezmatimit të cisteve bëhet me antibiotik, por zgjidhja përfundimtare bëhet vetëm me largimin kirurgjik të cistes.
Shërimi gjëndrave të pezmatuara bëhet me barna antiiflamatore. Për qëllime diagnostike apo edhe shëruese, vie në shprehje heqja kirurgjike e tyre. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje