LAJMI I FUNDIT:

Prej 2.300 dibranëve të testuar, vetëm te 35 janë zbuluar antitrupa

Prej 2.300 dibranëve të testuar, vetëm te 35 janë zbuluar antitrupa

Në suaza të skriningut që përfundoi në Dibër, janë bërë rreth 2.300 testime, te 35 persona janë zbuluar antitrupa, një pjesë të cilët ishin të sëmurë, një pjesë tjetër sipas zgjedhjes së rastësishme.

Do të thotë, një përqindje e vogël e qytetarëve të cilët kanë imunitet, është edhe një dëshmi se strategjia jonë të mos bëhet skrining me teste serologjike në këtë fazë, praktikisht është e suksesshme, për shkak se nuk mund të na sjellin në ndonjë konkluzion, për diçka që mund të kontribuojë për dimensionimin e masave.

Këtë sot e theksoi ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe në konferencën për shtyp në të cilën informoi edhe për gjendjen me Kovid-19 në shtet.


Kryetari i Dibrës: E kemi fituar betejën me coronavirusin, por jo edhe luftën
Lexo po ashtu Kryetari i Dibrës: E kemi fituar betejën me coronavirusin, por jo edhe luftën

Theksoi se sot janë regjistruar 47 pacientë të shëruar edhe atë në Shkup – 9, Kumanovë – 9, Prilep – 8, Tetovë – 13, Ohër – 1, Gostivar – 5 dhe në Koçan dhe Kriva Pallankë nga një pacient të shëruar.

“Për fat të keq, kemi edhe një pacient të vdekur, në mëngjesin e sotëm në Klinikën Infektive në Shkup, pacient i moshës 61 vjeç, i cili ishte hospitalizuar më 27 prill. Lidhur me numrin e e diagnostifikuarve të rinj, sot janë diagnostikuar shtatë raste të reja. N. Shkup dhe Prilep nga një, në Tetovë katër pacientë dhe në Kratovë një pacient i sapodiagnostikuar. Numri i përgjithshëm i të diagnostifikuarve, nga fillimi i epidemisë arrin 1.518 persona, prej të cilëve 992 janë shëruar, kanë vdekur 85, ndërsa për momentin numri i rastet aktive në vend arrin 441 persona, pacientë me Kovid-19”, tha Filipçe.

Në 24 orët e fundit, potencoi, janë bërë 113 testime, gjegjësisht gjithsej janë bërë 17.359 testime nga fillimi i krizës.

Në trend Lajme

Më shumë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Shefja e Misionit të BE-së: Deklarata e Grenell ishte ndërhyrje në zgjedhjet në Kosovë, pushteti pati gjuhë negative

Shefja e Misionit të BE-së: Deklarata e Grenell ishte ndërhyrje në zgjedhjet në Kosovë, pushteti pati gjuhë negative

Lajme
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Dyshohet se pati keqpërdorim të votës, Prokuroria në Gjakovë nis hetimet

Dyshohet se pati keqpërdorim të votës, Prokuroria në Gjakovë nis hetimet

Lajme
DnV: Vonesat në numërimin e votave të kandidatëve, dëmtojnë besimin në procesin zgjedhor

DnV: Vonesat në numërimin e votave të kandidatëve, dëmtojnë besimin në procesin zgjedhor

Lajme
Raporti i vëzhguesve të BE-së konfirmon se Serbia dhe Vuçiqi ushtruan presion mbi votuesit serb

Raporti i vëzhguesve të BE-së konfirmon se Serbia dhe Vuçiqi ushtruan presion mbi votuesit serb

Lajme
Kalo në kategori