Prapaskenat e ndeshjes Zvicër-Kosovë: Stadiumi plot shqiptarë, Shaqiri e Xhaka duartrokiten, jo edhe Zeqiri – Challandes në tribuna dhe shumë detaje tjera
Zvicra dhe Kosova kanë zhvilluar një ndeshje miqësore në Zurich, ku u ndan baras me rezultat 1-1.
Fillimisht shënoi Kosova me Milot Rashicën, ndërsa rezultati u barazua nga Jordan Lotomba pas disa minutash.
Në këtë ndeshje në stadiumin ‘Letzigrund’ kishin vërshuar shqiptarët nga e gjithë Zvicra, por edhe më gjerë, duke dhuruar një atmosferë impozante.
Telegrafi ishte i pranishëm në këtë ndeshje, me gazetarin Betim Zeqiri, i cili i sjell disa nga prapaskenat më interesante nga ky takim, ato që nuk u kapën nga kamerat televizive.
Rrugët dhe stadiumi i mbushur me shqiptarë, shumë mbetën jashtë
Para ndeshjes, shumë shqiptar kishin arritur në Zurich për ndeshjen mes Zvicrës dhe Kosovës. Edhe në stadiumin me kapacitet prej 30 mijë ulësesh, shumica ishin shqiptarë.
Kishte edhe prej atyre që mbetën jashtë pasi nuk arritën të siguronin një biletë për këtë takim.
Me të arritur në stadium, lojtarët sikurse çdo herë, dolën për të inspektuar fushën e lojës. Amir Rrahmani u ndal të bisedonte me Granit Xhakën, ndërsa Florent Hadergjonaj bisedonte me Xherdan Shaqirin.
Edhe takime të lojtarët të Kosovës që bëjnë karrierë në Zvicër me lojtarët e këtij ekipi.
Kur spikeri i stadiumit thirri emrat e Granit Xhakës dhe Xherdan Shaqirit i gjithë stadiumi duartrokitën për dy yjet shqiptarë të Zvicrës.
Duket se ka dashuri të madhe për dy yjet e futbollit.
Por në momenti që spikeri i stadiumit filloi të thërras lojtarët që ishin në bankën rezervë, aty ku ishte edhe Andi Zeqiri, filluan fishkëllimat.
Ky i fundit kishte pranuar të luante fillimisht për Kosovës, pastaj kishte ndërruar mendje për të zgjedhur Zvicrën, gjë që nuk iu kishte pëlqyer Dardanëve.
Ish përzgjedhësi i Kosovës, Bernard Challandes, nuk e ka lëshuar mundësinë që të shkonte dhe ta shihte Kosovë, që po luante në vendin e tij, Zvicër.
Ai me të hyrë në stadium ka përshëndetur gazetarët që kishin udhëtuar te Kosova, duke e ruajtur respektin që gjithmonë e ka pasur.
Granit Xhaka ka zhvilluar ndeshjen e 100-të për Zvicrën. Para ndeshje Federata Zvicerane e Futbollit kishte përgatitur një dhuratë për të, ndërs ai gjithë stadiumi është ngritur në këmbë për të duartrokitur këtë arritje të tij.
Gjatë pjesë së parë tifozët Dardanët kanë përgatitur një mesazh për Andi Zeqirin, pasi ky i fundit i kishte thënë njëherë po Kosovës, për të vazhduar më pas me Zvicrën.
“Andi tregtari, pazargji i natës, mashtrues i kombëtares”, kanë shkruar Dardanët në pankartë e zbuluar në stadium.
Se sa shumë tifozë shqiptarë kishte në stadium, ajo u vërejt më së miri në momentin e golit të Milot Rashicës.
Më të prekur topi rrjetën të gjithë u quan në këmbë dhe festuan, duke treguar se sot në Zurich ishin shumicë absolute.
Në mesin e pesës së dytë ishte një moment interesant me Xherdan Shaqiriti dhe Mërgim Vojvodës. Mbrojtësi ynë shkaktoi goditje të palejueshme, ndërsa Shaqa kërkoi karton të verdhë për të.
Pas ndeshjes ishte atmosfera e mirë, dhe lojatrët shqiptarët të Zvicrës, Xhaka, Shaqiri dhe Zeqiri qëndruan në stadium së bashku me lojtarët e Kosovës.
Ata përshëndetën të gjithë të pranishmit, ndërsa nuk munguan as foto e Shaqirit dhe Zeqirit me tifozët e Kosovës. /Telegrafi/







































