LAJMI I FUNDIT:

Pranohet kërkesa e Kosovës për ngritje të statusit të vendit të asocuar në Frankofoni

Pranohet kërkesa e Kosovës për ngritje të statusit të vendit të asocuar në Frankofoni

Kanë filluar punimet e Konferencës së Frankofonisë në Jerevan të Armenisë. Në kuadër të këtyre punimeve, Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, me anëtarët e delegacionit kanë takuar këtë paradite, Kryetarin e Asamblesë Parlamentare të Frankofonisë, Jacques Chagnon, dhe Sekretarin e Përgjithshëm e Asamblesë Parlamentare, Jaques Krabal.

Sipas kumtesës për media, gjatë këtij takimi u diskutua për intensifikimin e bashkëpunimit me vendet frankofone, ndërsa kryediplomati kosovar, Pacolli, ka shprehur falënderim për mbështetjen për marrjen e statusit të anëtarit të asocuar të organizatës së Frankofonisë.

Tutje, ministri, Pacolli, është shprehur optimist se Kosova do të marrë statusin e anëtarit të asocuar në Organizatën e Frankofonisë, në Samitin e Presidentëve.


“Kosova është e interesuar që të zhvillojë marrëdhënie të mira bashkëpunimi me vendet anëtare të Organizatës së Frankofonisë”, ka thënë Ministri Pacolli. Nga ana e tij, Presidenti Chagnon ofroi mbështetjen e plotë të organizatës për procesin e normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë.

Në vazhdim, numri dy i Qeverisë i ka falënderuar bashkëbiseduesit për përkrahjen në UNGA në lidhje me aspiratën e Kosovës për anëtarësim në organizata ndërkombëtare, ndërkohë që ka ofruar mbështetjen e vendit tonë për nismat e organizatës Frankofone në nivel të nismave rajonale dhe në përgjithësi.

Gjatë ditës Ministri, Pacolli, pritet të takojë delegacione të vendeve jo njohëse, për të diskutuar për kërkesën për njohje si dhe për vendosjen e bashkëpunimit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjendet pas një viti xhipi i Komunës së Mitrovicës së Veriut

Gjendet pas një viti xhipi i Komunës së Mitrovicës së Veriut

Lajme
Rashiq: Rakiq u rrah për mashtrimet ndaj serbëve në veri

Rashiq: Rakiq u rrah për mashtrimet ndaj serbëve në veri

Lajme
Sa mjekë e infermierë nuk ishin në vend të punës gjatë kontrollit të komisionit të QKUK-së në vitin 2023?

Sa mjekë e infermierë nuk ishin në vend të punës gjatë kontrollit të komisionit të QKUK-së në vitin 2023?

Shëndetësi
Subvencionet për familjet me asistencë sociale jo efektive, thonë ekspertët

Subvencionet për familjet me asistencë sociale jo efektive, thonë ekspertët

Sociale
Vëllau i Liridona Ademajt: Fëmijët janë të brengosur nga fakti që e panë se si babai i tyre e shtrëngoi për krahu nënën e tyre që të kryhet më lehtë vrasja

Vëllau i Liridona Ademajt: Fëmijët janë të brengosur nga fakti që e panë se si babai i tyre e shtrëngoi për krahu nënën e tyre që të kryhet më lehtë vrasja

Lajme

"Kosova mund të zbatojë njëanshëm Marrëveshjen e Brukselit", analistët: Deklaratat e presidentes, produkt i presionit ndërkombëtar

Lajme
Kalo në kategori