LAJMI I FUNDIT:

Pozita dhe opozita serbe përplasen për Kosovën edhe në hollin e Kuvendit të Serbisë

Pozita dhe opozita serbe përplasen për Kosovën edhe në hollin e Kuvendit të Serbisë

Konferenca për shtyp e Grupit Parlamentar “Dveri” në Kuvendin e Serbisë, është përshkuar me  përplasje verbale për çështjen e Kosovës ndërmjet shefit të këtij grupi parlamentar, Boshko Obradoviq dhe deputetit të Partisë Progresive Serbe (SNS) Dragan Shormaza

Ishte deputeti i SNS, Dragan Shormaza, ai që ka filluar sulmet me fjalë ndaj liderit opozitar të “Dver”, Bosko Obradoviq, duke e quajtur atë ‘agjent’ e ‘tradhtar’.

Siç raportojnë mediat serbe, përcjell Telegrafi  përplasja ka nisur  kur Obradoviq ishte duke u përgatitur që të fliste para mediave brenda Kuvendit të Serbisë,  kurse Shormaza ka filluar t’i hedh fjalë duke e pyetur ‘Se kur ke qenë në Kosovë/”.


Obradoviq  e kishte thirrur këtë konferencë për të folur rreth aksionit të sotëm në veri të Kosovës, duke i thënë Shormazit se ‘ku është NATO-ja për të mbrojtur sot serbët në veri të Kosovës’.

Ndërkohë Shormaza i ishte kundërpërgjigjur duke i thënë se ‘ Kur ishte për herë të fundit në Kosovë, pse më pyet mua për diçka të tillë’.

Në këtë përplasje verbale  është përfshirë edhe deputeti tjetër i SNS, Vladimir Gjukanoviq, i cili i ka dalë në krahë bashkë partiakut të tij. Ai e ka quajtur Obradoviqin “agjent dhe tradhtar”. /Telegrafi/