LAJMI I FUNDIT:

Pozhegu fiton çmimin e gazetarit më të mirë sportiv

Pozhegu fiton çmimin e gazetarit më të mirë sportiv

Moral Pozhegu ka fituar çmimin “Ali Shala” 2015 për gazetarin më të mirë të vitit, çmim të cilin e ndanë Shoqata e Gazetarëve Sportiv të Kosovës.

Komisioni i përbërë nga pesë anëtarë me kryetar Bekim Aliun dhe anëtarë Arbër Avdyli, Leonard Hajdaraj, Baki Berisha dhe Lulzim Shala, pas një debati të gjatë vendosën me konsensus që të shpërblejnë Pozhegun me çmimin e më të mirit, transmeton Koha.net.

Në ceremoninë e mbajtur të premten mbrëma në Hotel Sirius dhe të transmetuar drejtpërdrejt në Radio Televozionin e Kosovës, ishin të pranishëm njerëz me kontribut të veçantë në gazetarinë sportive gjatë kohërave të ndryshme, përfaqësues të ministrisë për Kulturë, Rini dhe Sport, figura të jetës politike etj.

Ndër të tjera, SHGSK nderoi me mirënjohje post mortum figura tashmë të ndjera që kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në analet e gazetarisë sportive në vend. Ata janë: Akademik Esat Stavileci, Abaz Dula, Kemajl Çarkaxhiu, Fehmi Sejdiu, Besim Dobroshi dhe Gani Ajeti.


Këtë vit Bordi i SHGSK-së, morri vendim që të nderonte me mirënjohje gazetarët me 30 vjet e më shumë përvojë pune. Agim Kasapolli, Azem Brovina, Agim Binaku, Mustafë Lecaj, Musa Alaj, Muharrem Bulliqi, Hamit Krasniqi, Gani Kosumi, Osman Disha, Rexhep Hasani, Blerim Vuniqi, Xhavit Kajtazi dhe Lulzim Shala u shpërblyen për veprën e tyre.

Kryetari i SHGSK-së, Arlind Grantolli, duke falënderuar të pranishmit, theksoi që pas dy viteve mungesë Shoqata ka rikthyer turneun “Burim Hatipi” dhe çmimin “Ali Shala”, ceremoni që tash e tutje do të organizohen çdo vit.

SHGSK-ja i vlerëson të suksesshme dy organizimet, turneun e futbollit “Burim Hatipi” ku fitues doli Forca e Sigurisë së Kosovës dhe çmimin “Ali Shala” i cili shkoi për Moral Pozhegun. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

La Liga
Kërkohen nga shumë klube evropiane - por Real Madridi i ka në dorë dy talentët e mëdhenj

Kërkohen nga shumë klube evropiane - por Real Madridi i ka në dorë dy talentët e mëdhenj

La Liga
Jose Mourinho flet për gjyqtarin slloven që e drejtoi ndeshjen Galatasaray-Fenerbahce

Jose Mourinho flet për gjyqtarin slloven që e drejtoi ndeshjen Galatasaray-Fenerbahce

Ligat tjera
Buffon jep mendim për derbin Napoli- Inter, ndërsa befason se kë do të donte ta shihte kampion

Buffon jep mendim për derbin Napoli- Inter, ndërsa befason se kë do të donte ta shihte kampion

Serie A
Laporta shumë i kënaqur me punën e Flick - planifikon një 'dhuratë' për trajnerin gjerman

Laporta shumë i kënaqur me punën e Flick - planifikon një 'dhuratë' për trajnerin gjerman

La Liga
Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Ligue 1
Kalo në kategori