Këngëtarja me famë botërore, Rihanna, është duke promovuar linjën e saj të re të të brendshmëve.

Këtë radhë ajo është vënë në mbështetje të komunitetit LGBTI, duke inkuadruar flamurin shumëngjyrësh në të brendshmet e saj.


Një gjë të tillë e ka bërë në fotografitë e fundit që ka publikuar në rrjetin social Instagram, ku ka pozuar me bikini transparente, në të cilën ishin të stampuara disa ylbere.

badgalriri 209546024 1176855629446848 2003205942814266611 n

“Krenare përgjithmonë”, ka shkruar këngëtarja nga Barbadosi në mbishkrimin e fotografisë, referuar kështu fakti që LGBTI e cilësojnë krenari stigmatizimin e komunitetit të tyre.

Përndryshe, qershori njihet tashmë ndërkombëtarisht si muaji i ndërgjegjësimit për komunitetin LGBTI.

badgalriri 209049617 319660799883163 1699104306062225023 n

Një paradë e këtij komuniteti, e quajtur “Para e Krenarisë” është organizuar edhe gjatë ditës së sotme (e enjte) në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë. /Telegrafi/

badgalriri 210214623 497771154781750 4045978136318880450 n Foto: Rihanna/Instagram