PowerToHR - 2 ditë, 100+ mënyra për të zgjeruar njohuritë dhe rrjetin tuaj

A dëshironi të mbeteni konkurrues në treg dhe të jeni në hap me trendet e punësimit?
PowerToHR është eventi që nuk duhet ta humbni për të arritur qëllimet e juaja. Samiti më i madh për Burime Njerëzore në rajon, që bashkon profesionistë HR, liderë biznesi dhe inovatorë nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe vende të tjera të Evropës Juglindore, por organizohet më 6 dhe 7 maj në AMC Hall Prishtina. Këtë vit vjen dy ditë me një format dinamik për t’u lidhur dhe për të ndërtuar bashkëpunime reale.
100+ sesione interaktive me folës vendorë dhe globalë
Në qendër të programit janë mbi 100 sesione interaktive, që përfshijnë folës dhe vendimarrës që udhëheqin politikat e kompanisë nga Google, Meta, Microsoft, Spotify, OpenAI, Disney, Sony, Bosch, Amazon e Netflix në këto formate.
- Fjalime kryesore (keynotes)
- Fireside chats
- Panele diskutimi
- Masterclass
- Sesione mentorimi
Këto formate i mundësojnë pjesëmarrësve të përfshihen aktivisht në diskutime, të marrin njohuri praktike të aplikueshme dhe të eksplorojnë temat më të rëndësishme si transformimi i Burimeve Njerëzore, ndikimi i inteligjencës artificiale në punë, zhvillimi i lidershipit, employer branding dhe strategjitë për të ardhmen e tregut të punës.
Networking që hap dyer dhe krijon partneritete
Ky event krijon mundësi të fuqishme për rrjetëzim profesional me 1,300 pjesëmarrës nga mbi 600 kompani, duke i vendosur pjesëmarrësit në kontakt të drejtpërdrejtë me vendimmarrës, ekspertë dhe organizata që po formësojnë të ardhmen e punës në rajon. Përmes këtyre ndërveprimeve, PowerToHR shndërrohet në një pikë takimi ku idetë shkëmbehen dhe partneritetet lindin natyrshëm.
Këto formate i mundësojnë pjesëmarrësve të përfshihen aktivisht në diskutime, të marrin njohuri praktike të aplikueshme dhe të eksplorojnë temat më të rëndësishme si transformimi i Burimeve Njerëzore, ndikimi i inteligjencës artificiale në punë, zhvillimi i lidershipit, employer branding dhe strategjitë për të ardhmen e tregut të punës.Investim në zhvillimin tuaj profesional
PowerToHR po vendos standarde të reja për eventet profesionale në Ballkan, duke ndërtuar një komunitet të fortë profesionistësh që synojnë të jenë pjesë e ndryshimit. Për pjesëmarrësit, ky samit përfaqëson një investim në rrjetin profesional, zhvillimin e njohurive dhe përgatitjen për sfidat e së ardhmes.
Një vizion për njerëzit inovativ
PowerToHR nuk është thjesht një event - është një platformë që lidh njerëzit me vizionin për organizata më të forta, më inovative dhe më humane, duke e kthyer të ardhmen e punës nga një koncept në një realitet konkret që na mban stabil.
Future is now. Krijo të ardhmen tënde në samitin që hap mundësitë e reja.
Bleje biletën tani në këtë link: https://www.powertohr.com/ticket?lang=alb


















































