LAJMI I FUNDIT:

Pothuajse 90 për qind e të mbijetuarve të COVID-19, vazhdojnë të kenë simptoma dy muaj pasi janë diagnostifikuar me coronavirus

Pothuajse 90 për qind e të mbijetuarve të COVID-19, vazhdojnë të kenë simptoma dy muaj pasi janë diagnostifikuar me coronavirus

Pothuajse 90 për qind e të mbijetuarve nga COVID-19 ende kanë simptoma, përfshirë lodhje edhe pse kanë kaluar dy muaj që kur ata për herë të parë janë sëmurë, thuhet në një studim të ri, shkruan Daily Mail.

Hulumtuesit italianë kanë gjurmuar 143 persona që ishin hospitalizuar me këtë sëmundje, por që për fat të mirë kanë arritur të shërohen, transmeton Telegrafi.

Vetëm 12.6 për qind janë shëruar plotësisht nga çfarëdo simptome e COVID-19, 60 ditë pasi për herë parë ishin ndjerë keq.


Ankesat e tyre më të zakonshme janë lodhja, frymëmarrja e shkurtuar apo dhimbjet në nyje – që të gjitha këto janë raportuar gjatë betejës së tyre me këtë sëmundje.

Studimi tregon se pothuajse 10 për qind e pacientëve që kanë humbur ndjenjën e tyre të shijes ose erës gjatë COVID-19, nuk mund ta rikthejnë atë brenda një muaji.

Mijëra të mbijetuar kanë folur për efektet anësorë afatgjate të COVID-19, nga frika se sëmundja mund t’ju shkaktojë dëme.

Dr Angelo Carfi nga Dondazione Policlinico Universitario Agostino Gemeli në Romë, ka udhëhequr këtë studim të realizuar së fundmi.

Pacientët janë testuar dy muaj pas ditës së tyre të parë kur shfaqën simptomat e COVID-19 dhe ishin në gjendje të rëndë shëndetësore. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Rusia tregon dy kushtet që duhen plotësuar nëse SHBA dëshiron paqe në Ukrainë

Rusia tregon dy kushtet që duhen plotësuar nëse SHBA dëshiron paqe në Ukrainë

Botë
Gjiri i Meksikës bëhet

Gjiri i Meksikës bëhet "Gjiri i Amerikës" - Trump nënshkruan urdhrin

Botë
Trump: Pengjet dukeshin si të mbijetuar të Holokaustit, po e humbasim durimin

Trump: Pengjet dukeshin si të mbijetuar të Holokaustit, po e humbasim durimin

Botë
Erdogan: Askush nuk ka fuqinë t'i detyrojë palestinezët të largohen nga atdheu i tyre

Erdogan: Askush nuk ka fuqinë t'i detyrojë palestinezët të largohen nga atdheu i tyre

Botë
Donald Trump bën histori si presidenti i parë në detyrë i SHBA-së që merr pjesë në Super Bowl

Donald Trump bën histori si presidenti i parë në detyrë i SHBA-së që merr pjesë në Super Bowl

Amerika
Zelensky i gatshëm për bisedime me Rusinë në çdo format, nëse

Zelensky i gatshëm për bisedime me Rusinë në çdo format, nëse "e kupton se Amerika dhe Evropa nuk do ta braktisin"

Botë
Kalo në kategori