Aktorja e njohur, Lindsay Lohan, sigurisht që ka dashur të tërheq vëmendjen e Taylor Swift, derisa askush nuk e di pse.

34-vjeçarja përmes rrjetit social Twitter gjatë ditës së djeshme (e diel), bëri nja status që etiketoi këngëtare, por me asnjë mesazh tjetër, shkruan Daily Mail.


Ndonëse jo e menduar, por një ‘tweet’ i tillë u bë viral në rrjet, teksa deri tani ka marrë mbi 53 mijë pëlqime dhe mbi 1.300 replika.

33150266 8729883 Cryptic tweet Lindsay Lohan apparently wanted to get singer Tayl a 71 1600066595011

Në anën tjetër, Swift ende nuk është se ka reaguar, dhe Lohan ende nuk ka shpjeguar për 8.4 milionë ndjekësit e saj për këtë veprim.

Por, fansat pas kësaj kanë filluar menjëherë me spekulime, ku disa prej tyre po pretendojnë se Lohan është duke iu rikthyer muzikës.

GettyImages 1183498195 (Foto: Santiago Felipe/Getty Images/Guliver)

Ajo gjatë vitit 2004 kishte realizuar albumin “Speak”, kurse në vitin 2005 realizoi “A little More Personal.

Në mësim e shumë aludimeve ishin edhe prej tyre që thonin se po flitej për ndonjë film, ani pse deri më tani asnjëra prej tyre nuk është duke ndodhur. /Telegrafi/

GettyImages 1194380160 (Foto: Steven Ferdman/Getty Images/Guliver)