Portieri i Partizanit të Tiranës bie nga kati i gjashtë i ndërtesës, Aldo Teqja në gjendje të rëndë shëndetësore

Portieri i dytë i klubit shqiptar Partizani, Aldo Teqja, ka rënë nga kati i gjashtë i pallatit ku banon, në rrugën “Medar Shtylla” në kryeqytet, mbrëmjen e sotme rreth orës 19:40, dukë përfunduar në spitalin e Traumës, në gjendje të rëndë shëndetësore.
Lajmi është dhënë fillimisht nga policia e kryeqytetit, që raportoi se gardiani 24-vjeçar është hedhur duke qenë në kushte të rënduara psikologjike, por klubi i Partizanit korrigjoi lajmin, duke thënë se gjithçka ishte aksidentale.
Aktualisht Aldo Teqja ndodhet në ambientet e Spitalit të Traumës, në gjendje të rëndë shëndetësore, por jashtë rrezikut për jetën, ndërsa atje kanë mbërritur edhe shokët e tij te skuadra e Partizanit.

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals











































